Nano flet për kohët kur gegu Fishtë nuk atakonte toskun Konicë, dhe sot tosku Kadare pa problem të “grindet” me gegun Qosje

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
“Ky libër është thjesht konstatim historik mbi marrëdhëniet që kanë ekzistuar mes toskëve dhe gegëve”. Kështu e ka përkufizuar Mustafa Nano (ndër të tjera) librin e tij “Unë jam gegë” në një intervistë për Mapo-n. Nano i pohon gazetares Aida Tuci se një nga tezat që provokon është dhe ajo e antropologut Antonio Baldacci se shqiptarët e njëmendtë e të pastër duhen kërkuar në gegë, një tezë “me të cilin po, unë bie dakord”, thotë Nano dhe vazhdon se “Antropologët nëse duan shqiptarin e pastër, të shkojnë në malësitë e Veriut, sepse kjo ka qenë historia e tyre. At kanë jetuar më të panakatosur me qytetërimin. Otomanët në jug u ulën këmbëkryq, gjë që nuk ndodhi në veri. Por të gjitha këto janë konstatime që i kanë nxjerrë autorë të huaj.”
Nano pohon se ka lënë mekanizmin e autocensurës të veprojë sepse “është delikate si çështje” Por, pavarësisht nga kjo sërish ka një perceptim se libri provokon duke sjellë në vëmendje ndarjen gegë-toskë. “Në fakt libri është krejt tjetër. Ata që do ta lexojnë, do ta konstatojnë këtë” thotë Nano, që pohon se mbetet i surprizuar që të huajt kanë folur më lirshëm për ndarjet toskë- gegë, ndërsa autorët shqiptarë i janë shmangur këtij argumenti.
Nano flet për kujdesin që ka treguar elita kulturore shqiptare e viteve ‘30 në komunikimin mes tyre. “Unë jam i sigurt që Fishta ka patur plot vërejtje për Konicën, mirëpo në asnjë rast nuk është atakuar me të, ndërkohë me Nolin që e kishte të vetin (toskë), grindej (...) Kjo marrëdhënie mirëkuptimi mes tyre ka ekzistuar deri në momentin që ata menduan se tani e ndërtuan atë që donin, Unitetin, dhe mund t’ia lejonin vetes ndonjë kritikë të ndërsjellë. Por ndërsa atëherë kjo “grindje” shihej si mes një toskë e një gegë, sot për shembull nuk bën përshtypje që tosku Kadare “grindet” me gegën Qosja. Ajo që shohim është se dy intelektualë shqiptarë “grinden” për idetë e tyre. Kjo tregon se jemi në rrethana të tilla ku kombi është i unifikuar.
k.c.
Eplotë:
http://mapo.al/2013/10/12/mustafa-nano-pse-sot-nuk-mendojme-se-tosku-kadare-grindet-gegen-qosja/
Comments
Mbytja o muc mbytja

Mbytja o muc mbytja

O bo bo , bo boo ! O Muço

O bo bo , bo boo ! O Muço ndal mer burre ! Ndal ! Nuk kane thene kot qe krimi i vjeter te shtyn ne krim te ri ! Per te "dale" nga qorsokaku ku u fute (sigurisht jo pa ndergjegje dhe arsye "fitimi" , sic besojne disa) , po shtyhesh akoma me shume ne kenete dhe erresire dhe krime te "reja" ndaj shqiptareve ! Mos be gabime duke e "krahasuar" veten me Fishten dhe Konicen , sepse je nata me diten , por mbi te gjitha , se ata operuan ne momentin qe shqiptaret dolen nga Perandoria osmane , pa shtetin e tyre dhe kohezionin qe sjell nje organizim social shqiptar , por prape se prape shume te ndergjegjshem se ishin NJE dhe te pandare !

Mos te te kujtoj ketu Abdyl Frasherin e toskerise me Haxhi Zeken e gegnise ne Lidhjen e Prizrendit ne 1878 , apo Isen e gegeve dhe Isen e toskeve ne 1912 ne Vlore . Di gje ti Muç , ku ra per Atdhe , Cerciz Topulli dhe Muço Qulli nga toskeria ? A di gje ti Muç ku u mblodh Kongresi i Manastirit dhe kush morri pjese ne te ?

Por gafen me te madhe e ben kur "krahason" veten me Kadarene dhe Qosen ! Uuueeee cfare skandali ? Po kur Kadare dhe Qose jane "grindur" per keto lloj pislleqesh si te tuat ? Muuuuç shiko shendetin vella se nuk je mire ! Dua ta besoj keshtu , se nuk me pelqen te besoj te tjera gjera !

Ja ku i ke edhe "gegun" edhe

Ja ku i ke edhe "gegun" edhe "tosken" te cilet ke guxuar t'i permendesh ! Me shqip se c'te kane folur , nuk e kam une mundesine te ta them .

Kadare (Laokonti)

Dëgjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si atëhere ka mbetur njëlloj.

Prej patkonjve të tij unë rrënqethem akoma
dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,
kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfare motorësh e gjithfarë qeverish,
pa ju shkuar mëndja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë, nje mëngjes me shi.......

Gjergj Fishta

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq...

O Muc! Po te pakten, t'kishe
O Muc! Po te pakten, t'kishe lexu geget Fishta, Koliqi, Vaso Pasha. Ose vetem Ndre Mjeden. Ky ta hedh poshte gjithe librin tand...
Une s'jam dakord me

Une s'jam dakord me antropologun Antonio Baldacci,sepse ky duhet te vertetoje me pasaporte qe ka qene te pakten dy muaj ne Shqiperi,ose po ia fut kot qe e kerkon shqiptarin e"njemendte,te pastrin"(!!!!)ne Gegeri.Mbase po e kerkon ne Google Earth antropologu italian.Ja,po e ilustroj me nje shembull banal te fresket.Po degjoja nje program te Radio24 italiane dhe po flisnin per nje mesues andej nga Kalabria.Mori nje degjues,qe tregoi se me mesuesin kish pasur probleme ne klasen e pare,sepse ai ishte arberesh dhe ne shtepi fliste vetem arberisht.Drejtuesi e pyeti i çuditur si paska shqiptare prej 500 e kusur vjetesh,ky i tregoi pak a shume sesi,i tha qe arbereshet duhet te jene rreth 200 mije e pas nje bashkebisedimi vertet te kendshem,drejtuesi e pyeti ne kish qene ndonjehere ne Shqiperi:ky i tha qe jo e se fundi drejtuesi i kerkoi si i thone ne shqip mirembrema(rreth 6 pasdite)ky ia ktheu qe i thone"naten e mire"...Hajde shpjegoji ndonje italiani te vemendshem qe ne shqip buonasera nuk i thone naten e mire por mirembrema.Prandaj,ketu flas me bindje,mos t'i marrim gjykimet e te huajve si postulate te sigurta,jane studjues vertet,por edhe ata gabojne ne gjykimet e tyre.Baldacci kam idene se nuk eshte i zoti te tregoje me autoritet se ku jane italianet e"njemendte,te pastrit",ne jug apo veri,sepse te tera kombet kane nje rruge te perbashket;kane marre dhe dhene,ndryshe nuk do kishin evoluar.Kam lexuar komente nga TemA dhe jam plot me argumentin;Muçi hapi lufte boterore.Dhe imagjino,Saliu akoma nuk ka thene gje per kete pune.Nuk besoj ta lere kete argument t'i iki kot.

'turqit na paskan qene ulur

'turqit na paskan qene ulur kembekryq ne jug' dhe ne veri qenka bere nami......

sot turqizimin e sheh me shume ne veri aty i ka mbjelle me thelle rrenjet ne zakone ne fe dhe tradita turke dhe po ta quajme dhe kosoven veri (sepse keni perfshire emra) skemi cfare te themi sepse ne renien e perandorise turke ne 1912 sulltanin e turqise ne prishtine e kane pritur te gjunjezuar dhe me duartrokitje 200 000 gege te asokohe....

Add new comment