Opozita, letër Ramës (për të konfirmuar qendrimin e Bashës dje). Shton edhe se “ky nuk është kusht”

Postuar në 13 Tetor, 2013 08:50

Ajo çka tha Kryetari i PD-së dje, sot është rithënë (por në përgjigje zyrtare me letër) nga aleatët e saj. Në këtë letër thuhet se “nëse mazhoranca kërkon me të vërtetë të gjejë rrugën e humbur të dialogut dhe arsyetimit me opozitën atëherë zgjidhja është e thjeshtë dhe evidente; të tërhiqet akti normativ me të cilin u shkelmua konsensusi e bashkë me të edhe besueshmëria e mazhorancës për të përmbajtur angazhimet e saj”.

E vetmja gjë që partitë opozitare kanë vendosur bashkarisht, është që pas akuzave të Ramës se nuk mund të ketë dialog me kushte, të specifikojnë se , ky nuk është kusht. “Kjo është rruga e arsyes për të gjetur zgjidhjen së bashku. Për çdo nevojë të përligjur le t’i drejtohemi procedurave normale parlamentare dhe frymës së konsensusit gjithëpërfshirës.” Argumenti është ai që tha dhe Basha dje, se një ligj i miratuar me konsensus mund dhe duhet të ndryshohet vetëm me konsensus.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.