SHBA, në ngërç bisedimet midis republikanëve dhe demokratëve, rrezikohet “hapja e qeverisë”

Edhe pesë ditë, dhe në se nuk do të gjendet një zgjidhje, Amerikës i kanoset kërcënimi që të mos përballojë detyrimet financiare. Çështja ka hyrë në javën e dytë që po diskutohet midis Dhomës së Përfaqësuesve edhe Senatit, por që nuk po arrihet një marrëveshje për të ahtu quajturën “mbyllja e qeverisë”, cila mund të precipitojë edhe më tej. Një mocion i Senatit për të debatuar një projekt-ligj të demokratëve për rritjen e nivelit tavan të borxhit deri në fund të vitit buxhetor 2014 dhe për të rihapur qeverinë dështoi. Plani nuk përfshinte ndryshime në ligjin për kujdesin shëndetësor, siç kanë kërkuar republikanët.
As demokratët dhe as republikanët nuk duket se duan të heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Dje në fjalimin e përjavshëm, Presidenti kritikoi ashpër republikanët që po kërkojnë lëshime për rritjen e nivelit tavan të borxhit dhe rihapjen e qeverisë. Presidenti këmbëngul se do të nënshkruajë një ligj të pastër që përqëndrohet vetëm në rihapjen e plotë të qeverisë.
Zh.
Add new comment