Shkëlqim Cani: "mos dyshojë njeri që nuk do vendoset taksa progresive"

"...unë e ftoj vetë ish ministrin e Financave Bode si edhe ish zv. ministrin e Financave Sherefedin Shehu, të jenë pjesëtarë të grupit që po bën verifikimin. Le të jenë ata atje në atë grup, dhe të nxjerrim shifrën e vërtetë. Unë nuk kam ndërmend si ministër i Financës të paguaj për gjëra që nuk i ka borxh shteti ndaj biznesit" ka thënëMinistri i financave Shkëlqim Cani për Zërin e Amerikës dje.
Shkëlqim Cani nuk e vuri në dyshim hyrjen e taksës progresive. "Tani, pyetja bëhet ndryshe: cili do të jëtë niveli i taksës ose i progresivitetit. Natyrisht që nuk është kënaqësi as për biznesin ose atë që e paguan taksën, as për atë që e vendos taksën të rrisë taksat. Sepse taksat janë të dhimbshme për atë që e paguan. Besoj edhe ju, sa më pak taksa të paguani nga paga, aq më e kënaqur do të ishit..."
"...taksa progresive do të jetë e sigurtë që do të vendoset. Është po aq e sigurtë që biznesi i vogël, njerëzit më në nevojë, do të paguajnë më pak nga ç’kan paguar deri më sot. Ç’ka flet për një shifër që është dhënë dikur, që flitet për 95/90 për qind të popullsisë, pra që do të paguajë më pak, dhe natyrisht një shtresë tjetër, do të shihet për të mbajtur një barrë më të rëndë."
k.c.
E plotë
http://www.zeriamerikes.com/content/shkelqim-cani-shqiperi-e...
Add new comment