Rikthehet në vend "nderi" i Barjabave. Në ShBA shpallen të pafajshëm, PS "çngrin" marrëdhënien me ta

Postuar në 13 Tetor, 2013 03:48

Kosta Bajraba dhe bashkëshortja e tij Bardha Bajraba janë rikthyer në strukturat e Partisë Socialiste dhe në institucionet ku ata punojnë, sipas Shekullit. Prof. Dr. Kosta Bajraba, sociolog i njohur dhe bashkëshortja e tij u vunë në qendër të sulmit të Partisë Demokratike, kur mediat shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij ishin arrestuar në Shtetet e Bashkuara, të akuzuar për vjedhje në një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë. Pas këtij lajmi, PS-ja do t’i “ngrinte” nga funksionet gjer në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës. Por, në gusht të këtij viti Gjykata Amerikane do të jepte edhe vendimin e formës së prerë që do e shpallte të pafajshëm akademikun Kosta Bajraba dhe nuk do të vononte edhe vendimi i dytë i formës së prerë për bashkëshorten e tij, Bardha Bajraba, e cila gjithashtu do të shpallej e pafajshme nga drejtësia amerikane. Vetëm pak ditë më parë, Komisioni i Garancive Statutore të PS-së i ka rikthyer në përgjegjësitë dhe atributet që ata kanë pasur në PS. 

k.c.

Comments

Submitted by Vaska (not verified) on

<p>O, urime, urime.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.