Emigrantët në det do të mbikëqyren si një Big Brother

Shembulli tragjik i varkave me libianë që mbyten në Mesdhe tregon se problemi i BE-së me politikat për refugjatët nuk është gjetja e refugjatëve. Problemi i vërtetë është koordinimi për t'i shpëtuar nga deti. Programi i ri Eurosur për mbrojtjen e kufirit, i cili u miratuar nga Parlamenti Evropian të enjten pasdite, bën të besohet, se kjo tani do të përmirësohet rrënjësisht. Komisioneria Evropiane për Çështjet e Brendshme, suedezja Cecilia Malmstrom tha se sistemi i ri do të mbrojë refugjatët nga vdekja, duke i monitoruar si një Big Brother.
Përdorimi i droneve, pajisjeve të zbulimit, sensorëve në det të hapur dhe sistemeve satelitore të kërkimit, planifikon të mbikëqyrë Mesdheun në tërësinë e vet duke lidhur të dhënat përmes teknologjisë së sistemit të sistemeve, njofton Der Spiegel.
Kritikët, për më tepër, pretendojnë se sistemi është i shtrenjtë dhe kushton rreth 244.000.000 €. Një studim nga Fondacioni Heinrich Böll vlerëson se tërësia e çmimeve arrin në deri në 874.000.000 €.
ne.su
Add new comment