Pas ANSA, edhe media të tjera italiane konfirmojnë: Shqipëria merr Statusin në dhjetor

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:34

Mediat italiane raportojnë se Shqipëria është afër anëtarësimit drejt Bashkimi Europian. Sipas TgCom, ekzistojnë të gjitha gjasat që Komisioni Europian t’i hapë rrugë kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim, duke iu afruar kështu më shumë objektivit të saj.
TgCom i referohet kështu burimeve të saj në Komisionin Europian, një ditë para publikimit të raportit final për zgjerimin për vendet e Ballkanit. Shqipëria duhet të bëjë këtë javë një hap vendimtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ekzekutiv i BE pritet të rekomandojë për shtetet anëtare për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat shkruan ndërkohë ‘Il Sole 24 orë’ në Itali.
Sipas saj, ndërsa disa qeveri perëndimore mund të tregohen të ftohta ndaj Shqipërisë, Italia është një vend që e mbështet përpjekjen e Tiranës për anëtaresim në familjen Europiane. a.n.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Pas ANSA, edhe media të tjera italiane konfirmojnë: Shqipëria merr Statusin në dhjetor...ky njoftim u dha me 16 tetor, ditelnidjen e 105 te shokut Enver ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.