Lojërat e fatit, jashtë loje, Berisha dhe Bode në dijeni të dështimit

Lufta ndaj abuzimit me lojërat e fatit kishte dështuar deri në atë masë sa një sërë institucionesh, se pari drejtoria e mbikëqyrjes se lojërave te fatit, administrata tatimore, pushteti lokal, Drejtoria e Pastrimit te parave, si dhe Policia e Shtetit kishin dalë jashtë loje, ndaj aksioni i policisë ishte i domoshëm, thonë ekspertët. Dështimi ka qenë i njohur edhe nga qeveria e mëparshme. Një shkresë e datës 8/4/2012 i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit te asaj kohe Sali Berishës, ministrit Ridvan Bode, si dhe drejtorit te mbikëqyrjes se lojërave te fatit nga ish-drejtori i certifikimit te lojërave te fatit, Viron Bezhani, ku flitet për amullinë ne te cilën funksionon tregu i bixhozit ne Shqipëri, por dhe heshtjen e autoriteteve shtetërore ndaj këtij fenomeni. Shkresa e vinte theksin tek abuzimet qe një sere kompanish te lojërave te fatit po kryenin duke ushtruar aktivitetin, pa qene te licencuara, ndërsa makineritë e tyre ishin te pacertifikuara duke i shkaktuar shtetit miliona leke dem.
Kjo shkrese është dërguar në vitin 2012, kompanitë e këtij tregu kane paguar rreth 4 miliardë leke taksa dhe tatime, por ekspertet qe e njohin mire këtë fushe thonë se informaliteti është minimalisht dy here me i larte. Kjo shpjegon edhe faktin se pse njësitë qe ofrojnë lojëra fati gjendjen ne çdo cep te qytetit.
Për ekspertet, ne luftën ndaj këtij fenomeni kane dështuar një sere institucionesh, se pari drejtoria e mbikëqyrjes se lojërave te fatit, administrata tatimore, pushteti lokal, Drejtoria e Pastrimit te parave, si dhe Policia e Shtetit. Ndaj qe aksioni i policisë te këtë rezultat, duhet qe te gjitha këto hallka shtetërore te zbatojnë ligjin.
Zh.
Add new comment