Shqipëria më afër se kurrë anëtarësimit në BE, nesër “drita jeshile” për statusin në dhjetor

Postuar në 15 Tetor, 2013 13:38

Sipas lajmeve më të fundit që vijnë nga Brukseli, Shqipëria është më pranë asaj që ka dëshiruar. Nesër do të merret “OK”, për të qenë vendi më i  ri kandidat për Bashkimin Europian me objektivin për anëtarësimin në BE.

Sipas agjencisë ANSA, Tirana që ka paraqitur kërkesën në prill të vitit 2009, vitin e kaluar ishte gati duke e marrë statusin e vendit kandidat nga Brukseli, por kjo gjë iu rezervua. Komisioni i BE-së në fakt i dha miratimin për marrjen e statusit, por i kishte vënë disa kushte për t’i plotësuar që të jepte “OK” e t’i hapte rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kushtet ishin” Reformat në gjyqësor, në administratën publike dhe reformën parlamentare. Një tjetër kusht për Shqipërinë ishte edhe zhvillimi i qetë dhe pa probleme i zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, ku fitues doli koalicioni i majtë me në krye, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Në bazë të raportit, Komisioni Europian në muajin Dhjetor, do të mbledhë liderët e 28 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë.

Zh.

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Merite e padiskutueshme e Edvin Kristaq Rames. Nje te ardhur ne pushtet dhe &quot;HOP&quot; brenda pak muajsh (se cfare beri per kete akoma nuk eshte shume e qarte, po nejse si shqiptare le te gezohemi) Shqiperise do t&#39;i jepet statusi i kandidatit ne BE.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.