Kombëtarja e parafundit, kthehet në origjinë. Si ka punuar De Biazi?

Postuar në 15 Tetor, 2013 16:15

Barazimi pa gola me Qipron, vulos edhe këtë herë ëndërrimet fluturake të tifozerisë së zjarrtë të kombëtares së futbollit, duke renditur Shqipërinë në vendin e saj të zakonshëm në çdo grup eliminator për Botërorin ose Europianin e Futbollit, atë të parafundit. Edhe pse disa ndeshje të bukura të Kombëtares dhe rinovimi i grupit me elemente të rinj nga ana e trajnerit De Biazi, ngjallën disa shpresa më të fortë se herët e tjera, në fund treguam se na mungon pikërisht ajo që të bën fitues, mentaliteti dhe kurajoja atëherë kur duhet më shumë. Jo më kot janë forcuar zërat për largimin e trajnerit italian (pa lënë mënjanë kritikat ndaj shefit të FSHF-së Duka) edhe brenda mjedisit sportive shqiptar, por nga ana tjetër ekziston dhe një tjetër qëndrim: Sfida e vërtetë e De Biazit, tani që ngriti një kombëtare të rinovuar, do të jetë Europiani 2016. Ta lëmë ta provojë? Ta largojmë?

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Megjithese rezultat ne fund prap jane te keqia, besoj se loja ne fushe tregonte me shume.

Perpara dy vjetesh ishim te gjithe te merakosur se brezi i Skeles dhe Lales po plakej e nuk dukeshin lojtare te rinj ne horizont, De Biazi beri nje rinovim total dhe tani kemi nje kombetare per 5-6 vitet e ardhshme.

E dyta, shume pike jane lene per gabime komplet elementare ne fushe. Humbja me Islanden ne Tirane, barazimi me Norvegjine, po edhe dy ndeshjet ne shtator, te gjitha me pak fat mund te kishin perfunduar ndryshe.

Nuk duhet te harrojme qe ne qershor te gjithe filluam te shkruaj #unebesoj, e per kete merite e ka De Biazi.

Submitted by Anonim (not verified) on

DeBiazi eshte i te njejtit nivel me trainieret e kampionatit shqiptar. Nuk eshte e vertete qe ka ngritur nje kombetare te rinovuar. Pas gati 2 vjetesh me DeBiazin ne nuk kemi sulm nuk kemi mbrojtje dhe kemi nje mesfushe  te  rendomte. DeBiazi nuk ka rinovuar asgje.Nga futbollistet qe ka provuar vetem portieri Berisha dhe Rama ja vlejne per kombetare (Mavraj nuk mund te quhet prurje e DeBiazit pasi ishte thirrur edhe me pare ne kombetare por kishte refuzuar).Per te kuptuar se sa i padobishem eshte DeBiazi, le te provojme te luajme nje sezon pa trainier dhe do te shihni qe vendin e parafundit e kapim perseri.

Submitted by raimondi (not verified) on

De Biazi eshte trajner i shkelqye r, por nuk do vete -e ka tipin si djali i Jovan bregut

Ky eshte trajneri me hajvan qe i ka ardh kombetares sone

Submitted by katarakti (not verified) on

Fajin nuk e ka Biazi. Nuk behen franxholla me krunde. Ky eshte niveli i futbollit dhe shtetit shqiptar. Nuk ke çfare te presesh dhe te kerkosh me shume. Gjithmone me ka ardhur per te qeshur kur lexonja neper blloqe tifoze te dalldisur qe enderronin kualifikimin e Shqiperise ne Brazil. Me kujtonin ate te semurin mendor qe ka qene kryeminister qe e rendiste Shqiperine direkt te dyten pas Gjermanise!!!! Por sidoqe te jete nuk ke pse te marresh trajner te huaj dhe ta paguash sa qimet e kokes kur me trajner vendas dhe me nje te dhjeten e pages se Biazit e kompani do te arrish po te njejtin rezultat. Pra i fundit ose i parafundit. Ky eshte problemi. Hiqni dore nga emrat e medhenj te trajnereve te huaj, mbeshtetuni " te forcat e brendshme". Nuk behet Shqiperia Europe duke hyre ne BE, siç thote i shkalluari i ViçiDolit, por duhet punuar qe Shqiperia vete me punen dhe djersen e saj te behet Europe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.