Patozi: PD kërcënohet nga oportunizmi me një pjesë të mazhorancës

Ish- nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të nisë një garë demokratike brenda kësaj partie.
“Sipas meje, Partia Demokratike nuk është as herë dhe as vonë për të nisur procesin normal të zgjedhjeve, i cili duhet shoqëruar edhe me një analizë sa më realiste në çdo forum të saj. Por është në diskrecionin e kryetarit Basha që t’i fryjë bilbilit për nisjen e kësaj loje të re demokratike brenda llojit, nga e cila pritet të marrin përgjigje shumë pyetje, jo thjesht për fatin politik të disa emrave të njohur, por më shumë për trajektoren politike të të gjithë opozitës në këto vite,” tha Patozi.
I pyetur për rolin e Olldashit, Patozi thotë se ai është një produkt elitar i investimeve të PD-së.
Në lidhje me rolin e kryetarit të ri të PD, Patozi thotë se “Basha është nën presionin e krahasimit me Berishën, por i ka aftësitë për ta kapërcyer këtë sfidë me sukses”.
Patozi thotë se opozita nuk do bëjë kompromis me mazhorancën për ligjin e nëpunësit civil, ndërsa akuzon ndërkombëtarët se janë kthyer në yje që rrinë e vështrojnë.
Në fund, Patozi ka një frikë se PD është e kërcënuar nga oportunizmi me një pjesë të mazhorancës.
“Mendoj se PD është më shumë e kërcënuar sot nga flegmatizimi, apatia apo edhe një lloj oportunizmi me një pjesë ose disa pjesë të mazhorancës, sesa nga protagonizmi i ekzagjeruar”.
Add new comment