Udhëtimi me BelleAir, një aventurë stresuese për pasagjerët shqiptarë, shkruan shtypi i huaj

Postuar në 18 Tetor, 2013 04:51

Megjithëse ka patur ankesa të vazhdueshme për kompaninë BelleAir si në Prishtinë edhe në Tiranë, gjendja po ngelet e njëjtë, thonë udhëtarët që udhëtojnë me avionët e kësaj kompanie. Këtë fakt e kanë vënë re edhe mediat e huaja, të cilat janë prononcuar herë pas here. Kështu psh, “Basler Zeitung” shkruan për mashtrimet e Bellair e cila ka vazhduar të shes bileta më shumë se sa që ka vende në aeroplanët e saj..

“Të shtunën, rreth orës tetë, në aeroportin “Basel/Mulhouse”, fluturimi L 9918 ka qenë i gatshëm për t’u nisur drejt Prishtinës.  Rreth 50 persona nuk kanë pasur vend në aeroplan, megjithëse kishin biletë. Pasagjerët e kanë humbur kontrollin dhe është shmangur mrekullisht një përplasje fizike”, thuhet në këtë shkrim.

Në forumet e internetit, vlerësimi i përgjithshëm që i jepet kësaj agjencia nga pasagjerët e fluturimeve të mëparshme është me notën 2.5. Sipas shkrimit të botuar edhe në “Tages Anzeiger”, fluturimet e kësaj agjencie ka mundësi që të shtyhen nganjëherë deri në dy apo tre ditë. Autorja e tekstit shkruan më tej se ajo ka bërë përpjekje që të kontaktojë me dikë të BelleAir Europe, pro kjo ka qenë e pamundshme sepse stafi i saj në Zvicër, por edhe ai në Dyzeldorf të Gjermanisë nuk e di asnjë gjuhë të huaj, por vetëm shqip. “Do you speak Albanian”? – ka qenë përgjigja e telefonatës së gazetares edhe nga një numër i zyrës në Shqipëri!

Zh.

Comments

Submitted by Renata (not verified) on

Po qe e ben si udhetim me autobuz? Niset nga tirana dhe mbushet ne bari, por meqenese sjane ployesuar vendet, hajt se po shkojne ne Rimini dhe marrim ca njerez atje, pastaj bisemi per shqiperi. Dhe keshtu udhetaret e Barit qe duhet te arrinin per nje ore ne tirane dhe per kete arsye nuk u nisen me traget, nga ora dhjete e mengjesit qe duhwt te arrinin, arrijne ne oren 9 te darkes. Por ne nje treg ku ska konkurence, keshtu ndodh!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.