“Katovica”! Pëllumbi: Berishës i bëhet nder ta quash stalinist; Dalip Greca: E kam botuar 15 vjet më parë, ma ka dhënë një deputet i PD-së

Postuar në 18 Tetor, 2013 05:53

Ka ditë që vazhdon debati i “Katovicës” së Servet Pëllumbit, i cili provon me anë të një dokumenti  se në Shqipëri është zbatuar Katovica. Berisha e quajti Servet Pëllumbin sovjetikun e fundit në politikë, ndërsa vetë Pëllumbi, duke folur për gazetën Dita, thotë se po ta quajë Berishën stalinist, i bën nder. Ndërkohë, gazetari Dalip Greca ka treguar se si e ka botuar dokumentin e Katovicës për herë të parë në gazetën Republika, 15 vjet më parë. Ai thotë se dokumentin ia dha deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Malasi.

“Nuk po u besoja syve. Shkruhej e zeza mbi të bardhë ashtu siç kishte ndodhur në Shqipëri. Ngjarjet ishin zhvilluar si në teatër, duke ndjekur me përpikmëri skenarin e shkruar para kohe. Në fillim mendova se duhej të ishte ndonjë sajesë dhe se nuk kishte mundësi të zbatohej me përpikmëri ajo që ishte ideuar më 1987 në Katovicë të Polonisë. Ua thashë dyshimin tim bashkëbiseduesve, por letrat ishin aty si dëshmi të pakundërshtueshme të inskenimit”, thotë Greca.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Greca, si gazetar qe eshte duhet te ishte aq i vemendshem sa te dallonte pak nga ato qe ve ne dukje Ardian Vehbiu, te pakten te vinte re se tekstit i mungonin dy shkrojnja, ç dhe ë.

Submitted by robocop (not verified) on

ç dhe ë, mungojne vertet, madje dhe gjuha e shkruar nuk eshte letrare, perdoren fraza dialektore nga veriu dhe jugu, gje e pazakonte ne dokumentet e asaj kohe ku perdorej gjuhe e paster letrare. Por kjo mund te jete bere qellimisht per te perhapur konfuzion mbi autenticitetin, dhe ne fakt ja ka dale mbane, ka krijuar konfuzion ne koken e fodullit Ardian Vehbiu. Edhe sikur 15 vjet me pare te jete shkruar ai dokument, eshte profetik, profecia eshte realizuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.