Shkupi i mohon pronën nipit të Nënë Terezës

Postuar në 19 Tetor, 2013 10:21

Ndërkohë që Maqedonia mburret (madje kërkon edhe “pronësinë”) me Nënë Terezën, nuk i njeh nipit të saj pronën në qendër të Shkupit.

Është gazeta Zëri që raporton se Gombar Alojz, nipi i nobelistes shqiptare, po kërkon pronën e tij të trashëguar në qendër të Shkupit, por kërkesa e tij ka rënë në vesh të shurdhër të autoriteteve të Kryqytetit maqedonas. Vite me radhë Gombar Alojz, një argjendar i njohur në Shkup, ka kërkuar të drejtën e pronës së tij të trashëguar nga familja Bojaxhiu, për të cilën disponon të gjitha tapitë, dëshmitë dhe dokumentacionet përkatëse.

Kjo pronë e familjes së Nikollë Bojaxhiu, babait të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezes u shit nga Qeveria për 1,6 milion euro, ndërsa sot aty qëndron vetëm një pllakë mermeri ku shkruan se aty ka qenë shtëpia e vërtetë e familjes Bojaxhiu dhe humanistes shqiptare. Ai ka thënë se tapia për pronësinë e tokës dhe shtëpisë i është dhënë nga Minsitria e Jashtme e Shqipërisë në vitin 1947 dhe se aty shkruhet se nëna e Gonxhe Bojaxhiu dhe familja e saj i japin në pronësi shtëpinë, hanin dhe oborrin të kusheririt të tyre Anton Josifovski, gjyshi i Gombar Alojzit.

Prona i është shitur kompanisë “Amadeus Development”, e cila do të ndërtojë një ndërtesë 16 katëshe.

Ne.su.

Comments

Submitted by Stavri (not verified) on

Cfare lidhje gjaku ka Zoti Aljoz me familjen e Nikolla Bojaxhiu ? Rastesisht po shikoj kete aveture maramendse. Pale pale po pretendoka te pervetsoj edhe pronen e familjes Bojaxhiu. Shkone mashtro per ndonje gje tjeter se ka te aferm te tjere gjalle nga kjo familje zotni. Si nuk te paskam njojtur ma perpara. Jam I sigurt qe asnjehere nuk I ke pare me sy si nona Drendafilen, Llazarin apo Agathin. Jam kurioz te dij nga eshte ky person se ne Shkup kjo familje nuk ka pas te aferm. Nona File dhe Agathija kan ardhur ne Tirane ne vitin 1949 kur Shqiperia u prish me Ish Jugasllavine, para se te mbullej kufiri dhe kan jetuar me mua deri ne diten kur shkuan ne paqe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.