Fatos Klosi nuk e hedh poshtë "Katovicën" por thotë se nuk e realizuan dot

Palët janë të ndara në lidhje me dokumentin e "Katovicës shqiptare", dhe listës së atyre që deklarohen i shtohet edhe Fatos Klosi, ish shefi i SHISH, i cili nuk e hedh poshtë si platformë, por e kundërshton mundësinë që të jetë realizuar.
“Me Fatos Nanon që bëri 4 vjet burg, me Ramiz Alinë që edhe ai bëri burg, me një klasë të përndjekurish të pashkolluar dhe të rrënuar për të mos ngritur kokë, me një pafuqi ekonomike, Katovica ka qenë dëshirë për të cilën është tentuar të realizohet por ka dështuar çdo përpjekje për ta aplikuar atë”, ka thënë Fatos Klosi për emisionin Debat në Channel One, përballë gazetarit Roland Qafoku.
Ish shefi i shërbimit sekret hodhi poshtë deklaratën e paraardhësit të tij Bashkim Gazidede sipas të cilës në vitin 1976 në Sigurimin e Shtetit ishte krijuar një drejtori me agjentë të konservuar të cilët do të viheshin në funksion kur të rrëzohej sistemi komunist, në bisedën e zbardhur dhe nga gazeta Dita.
k.c.
Comments
...kulmi, e cfare nuk eshte
...kulmi, e cfare nuk eshte realizuar nga ato qe jane thene e shkruar???
Cfare dmth nuk e realizuan

Cfare dmth nuk e realizuan Katovicen? Eshte fare e qarte qe qysh se "ra" komunizmi" e ne vazhdimesi edhe sot, komuniste, "ish-komuniste" ose pjestare fare te afert te familjeve te tyre kane qeverisur kete vend ne nivelet me te larta, le te shohim presidentet: Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe ky i sotmi. Kryeministrat: Fatos Nano, Ylli Bufi, Sali Berisha, Pandeli Majko, Ilir Meta, Edvin Rama e ndonje tjeter qe nuk me vjen emri tani (mbase i vetmi perjashtim, dhe po them mbase, ishte Aleksander Meksi, qeverisja e te cilit fatkeqesisht u nderpre prej revolucionit komunist te 1997, tamam sepse Shqiperia po fillonte te shmangej nga skenari i Katovices), per te mos folur per nje lume ministrash e funksionaresh me te ulet ish-komuniste a me prejardhje komuniste qe nuk bene gje tjeter vecse e xhvaten kete vend te cfilitur per te krijuar klasen e re "kapitaliste".

Dhe ky zotnia Fatos Klosi, pasi u perzie ne aferat me te pista te Sherbimeve Sekrete komuniste dhe disa here edhe i drejtoi dhe i manipuloi ato, na shet boje tani dhe na thote qe nuk u realizua Katovica.

Eshte tjeter pune te thuash qe per vete kushtet e Shqiperise ( me nje klase ish te perndjekurish shume te dobet dhe te friksuar) edhe pa nje skenar Katovice, punet mund te kishin shkuar pak a shume sic shkuan, kete edhe mund ta pranojme, por ju lutemi mos na fyeni inteligjencen e sidomos mos na cani trapin te na mbushni mendjen qe Katovica nk u aplikua ne Shqiperi.

Mua sot me vjen per te qeshur kur njerzit shajne Fatos Nanon ose Edvin Kristaq Ramen dhe lene koken per Saliun ose anasjelltas dhe nuk e kuptojne qe te tre ata jane brume nga e njejta magje. Me kokrrat e brumit qe tepruan nga ajo magje na u ngjiz edhe Fatos Klosi, qe rreh te na mbushe mendjen se Katovica nuk u realizua ne Shqiperi.

Ore Klos, Katovica jo vetem qe u zbatua ne Shqiperi, por ajo vazhdon edhe sot. KORBi KORBIT NUK IA QIT SYTE dhe i JOTI MISHIN EDHE MUND TE TA HAJE POR KOCKEN TA RUAN.......

I/e nderuar, qellimi i

I/e nderuar, qellimi i komentit tim nuk ishte aspak te merresha me z.Meksi, perkundrazi, me resulton i vetmi (shpreha dyshimin me mbase, sepse ne tere ate mori ish-komunistash eshte pak jo probabel qe te gjesh nje te paperlyer) qe mund te mos kete qene i implikuar me skenarin e Katovices. Dyshimin do te vazhdoj ta ruaj pavaresiht nga ato qe thua ti. Per mua nuk ka asnje dyshim qe tere te tjeret ishin aktore e regjisore te Katovices, pavaresisht cfare thote ky Klosi i currufjepsur.

Pra edhe nje here, qellimi i komentit tim ishte te shprehja bindjen per ate qe per mua eshte fakt, Shqiperia akoma vazhdon te jete ne sezonin e kater ose te peste te serialit KATOVICA. Nje perjashtim qe mund te kete qene Meksi, vecse perforcon rregullin.

Daj Ceni, une te dhashe disa

Daj Ceni,

une te dhashe disa materiale qe do te kishin mjaftuar per cdo juri amerikane nga ato te filmave por sic duket ti mban nje standart me te larte per provat. Kuptohet qe ti kete standart e ke vetem one-way, vetem ne te njollosurin dhe jo ne mbrojtjen e personit deri ne prove te kundert.

Sa per Katovicen, e quaj debat te kote per ata qe nuk njohin ne detaje historine e PD-se qe nga formimi i saj e deri ne vitin 1997. Fatos Klosi eshte nje rudiment i PPSH-se qe per ate periudhe maksimumi ka vrojtuar disa dosje ose e njeh nga bisedat me tipat si Imami (sa per shembull). Mjafton te marr per shembull editorialin e Mero Bazes i cili mund te quhet qe njeh nje pjese te mire te detajeve rreth Berishes per te kuptuar sa gabohet duke u nisur vetem nga aq. Mero le menjane pafund detaje te tjera sipas llogjikes "meqenese ai nuk i njeh atehere nuk ia vlen te llogariten". Eshte po me kete llogjike qe ecin me te shumtit. Historia ama nuk operon ne kete menyre.

Fakti qe Meksi nuk ka natyren sociale te Nanos apo nuk ka rrjetin e interesave te Metes nuk mjafton per te injoruar 5 vite qeverisje si histori. Ka aty mjaftueshem detaje per te kuptuar fenomenin Berisha/Katovica. Ne fund te fund flasim per personin qe firmosi perpara Berishes per themelimin e Partise, per personin qe shkruajti programin politik dhe statutin e Partise, per personin qe i vuri emrin (duke pasur kundra Azem e Sali) dhe qe mbajti qeverine per 5 vite rrjesht, dhe te mos harrojme cfare vitesh ishin. Dhe qe ka kaluar numrin me te madh te diteve me Berishen dhe padyshim eshte njohesi me i thelle i tij (jo per t'i ngrene hakun Meros se edhe ai e njeh mjaftueshem mire por ne te tjera rrethana nga Meksi).

E bukura e historise eshte qe materialet jane "aty", njerezit i kane dhe njerezit flasin. Dhe here pas here shkruhen e dalin ne te vertete. Dhe online dalin edhe pa kosto madje.

Ne rregull, por po ta theksoj

Ne rregull, por po ta theksoj edhe nje here qellimi im nuk ishte diskutimi rreth Z. Meksi.

Sa per PROVAT.....Faksimilja e teseres se PPSH e Saliut, nuk shton ndonje gje, se nuk e besoj se ka njeri qe beson se Saliu nuk ka qene antar i PPSH dhe duhet kjo prove e pakundershtueshme per t'i bindur. Per dy te tjeret, lidhur me Z. dhe Znj. Meksi nuk di c'te them, mund te jene autentike mund te jene dhe fallco. Po edhe sikur t'i marrim te mireqena, kjo ne vetvehte nuk provon mos-perlyerjen e personave (ver re nuk po them provon fajesi, po them vetem qe nuk mjafton per te provuar pafajsi) dhe kjo nuk ka te beje me standartin tim me te larte per provat sesa jurite amerikane te filmave, eshte logjike e thjeshte.

Megjithate une mendoj se pavaresisht nga skenari KATOVICA ne levizjen demokratike u perfshine shume e shume njerez thjesht sepse donin te kontribuonin per rrezimin e rregjimit te qoftelargut, shume te tjere menduan se ishte nje rast i mire per te ngjitur majat e pushtetit, nuk po them se nuk pati edhe idealiste, dhe nuk po them se njeri prej tyre nuk mund te kete qene Z. Meksi.

Mendoj gjithashtu se po te jete me te vertete keshtu, Z. Meksi duhet te flase o shkruaje me shume per te hedhur drite mbi te verteten, sidomos nese eshte ne gjendje te provoje ne menyre te pakundeshtueshme, jo aq paperlyeshmerine e vet, sesa pislleqet qe u kryen ne kurriz te shqiptareve dhe mos te prese qe historia te beje te veten per kete problem. Vete historia ka treguar qe ajo shkruhet prej fitimtareve, dhe sic e thashe edhe me pare fitimtaret vazhdojne te jene KATOVICARET.

E kam te qarte per cfare po

E kam te qarte per cfare po flisje. Thjesht u perpoqa te korrigjoja nje menyre tende te te shprehurit. Per kete te solla nje prove. Por ti me thua qe ajo prove nuk eshte definitive. Cfare kerkon? Deklarate me shkrim nga ndonje shef i sigurimit?

Sa per ceshtjen e te shkruarit nga ana e Meksit, ai ka shkruar mjaftueshem, madje me shume se gazetaret e ketij blogu te marre se bashku, mbi ceshtjet e PD-se. Por eshte ceshtje stili dhe ceshtje "rrjeti social". Sic e thashe edhe me lart ju nuk po kerkoni te verteten...duke filluar nga gazetaret qe zgjedhin pjeset sipas gustos se tyre dhe qe mbulohen nga nje mungese informacioni e tmershme dhe qe kerkojne vetem fasade.

Une mor zoteri nuk te kerkova

Une mor zoteri nuk te kerkova gje, ti me dhe dicka qe mua nuk me bind, tani perse behesh sarkastik dhe me fut edhe sigurimin ne mes? Une po ta perseris per te kushedi saten here, qe mua Meksi nuk me intereson, edhe sikur te jete llagar i dynjase. Mbase qe fati i tij i keq qe i ra te qeverise midis ndyresise. Kjo nuk e ben doemos martir. Po te doje le te vazhdoje ta tregoje vehten, me nje fjale "le te hidhet" ne ia mban, ose ne ka qejf.

Po mire me , une nje gje nuk

Po mire me , une nje gje nuk po arrij te kuptoj ! Cfare rendesie ka se "u realizua" apo jo teknologjia e Katovices ? Ne deshem nje rend kapitalist me te gjitha atributet dhe ja ku e kemi ! Deshem nje shoqeri me nje grusht te pasurish , qe zoterojne parane , dhe nje tufe me te skamur qe kane nevoje te punojne per te ngrene , pire etj . ! Dhe ja ku e kemi ! Deshem edhe nje tufe me njerez te pangrene dhe pabuksa qe te bejne presion ne tregun e punes , per ata qe punojne , dhe ja ku e kemi !

Cfare lidhje ka "Katovica" ? Ne Shqiperi , sigurisht qe skema e Katovices , u realizua me sukses , madje ne menyre perfekte ! Dhe kjo ndodhi , sepse PD-ja qe duhet te ishte nga perberja e saj "rreziku" i mosrealizimit , ishte (dhe vazhdon te jete) nje parti e cila e coi dhe e realizoi deri ne detaje Katovicen ! Nga nje parti , qe prisnim , gjoja per shkak te perberjes , te hapte aspirata edhe per jo katoviciane , patem nje parti sterile , pa frymemarrje , dogmatike dhe paranoike , te nje shkalle te tille qe nuk kishte nevoje fare per "nderhyrjen" e Ramizit apo Nexhmijes , sepse punonte vete per realizimin e Katovices !

Ky debat qe u hap , si me cudi , eshte "prologu" katovician , ku do te "sulen" lloj e lloj soj shkencetaresh , analistesh , mendimtaresh dhe te "diturish" , qe do te na mbushin mendjen se katovica shqiptare "deshtoi" ! Behet pikerisht per te mbyllur kete kapitull , tani pasi ai u realizua ! Prandaj nga ana e Ed Rames , eshte premtuar vendosja e shtetit ! Tani "grushti i te pasurve" , kane nevoje per ligje dhe rregull , sepse vetem keshtu "pjell" paraja ! Dhe mire do te bejne t'i vendosin nje ore dhe me pare ! Te pakten , te kemi ketej e tutje jo vetem vjedhje dhe grabitje , por edhe "pune" te pakten , investime etj . Pra nje jete normale si ne kapitalizem !

Te perndjekurit dhe ishpronaret , duhet te dine , se ky eshte "cmimi" i zgjedhjes se tyre , nje here si sherbetore te Perandorise Osmane , kur vune latifomdet dhe me pas si bashkepunetore te nazi-fashizmit , kur vune florine dhe punishtet ! E kane harruar ndofta se kush ishin "fitimtaret" e fundit nga perplasja e madhe boterore L II B !

Problemi i vetem ne Shqiperi nuk ishte se gjoja i morren "komunistet" pasurite e vendit , pasi sepse keta u lane me gisht ne goje dhe vdiqen maleve te Gramozit , apo giomoneve per ne Itali , por sepse ishin "antikomunistet" e PPSH-se , kreu i saj , ne bashkepunim edhe me te "perndjekurit" te perndjekur , qe e katandisi keq cdo pasuri dhe burim pasurie te ketij vendi . Madje dhe sovranitetin e tij !

Hajt tani lerini llogjet dhe kerkoni ndonje pune , e mos harxhoni kohen kot !

Add new comment