Çmenduria: emigranti shqiptar nga Lezha, lider neonazist në Itali

Postuar në 19 Tetor, 2013 03:25

P { margin-bottom: 0.08in; }

Pas rasteve të militantëve shqiptarë të Agimit te Arte në Greqi, lajmet vijnë tani nga Italia. Është gazeta “La Repubblica” që denoncon se kreu i një prej grupeve neonaziste italiane, pjesë e grupit ekstremist “Blood and Honour”, është Landi Gjoni, shqiptari nga fshati Tale e Lezhës. Prej 20 vitesh në Itali, Gjoni raportohet i dënuar më parë për drogë dhe prostitucion. Ai përveçse tifoz ultras, udhëheq dhe një grup nazist, "Gli Arditi", dhe gazeta italiane (që i referohet Shqiptarja.com) publikon fotot e tij të profilit në Facebook, me tatuazhe naziste, armë, i gjakosur mes karabinierëve, duke bërë përshëndetjen fashiste para bustit të Duçes e kështu me rradhë. Landi Gjoni madje, deri dy vjet më parë ka qenë pjesë e grupit të sigurisë të ish presidentit të Interit, Moratti. Gazeta italiane “La Repubblica”, për të theksuar absurdin që një imigrant është pjesë e një grupi ekstremistësh që janë verbërisht kundër imigrantëve, kujton rastin e vitit 2005 kur dy shqiptarë vranë një anëtar të ultrave në Varese dhe grupi i neonazistëve nisi një gjueti shqiptarësh nëpër rrugët e qytetit duke rrahur imigrantë shqiptare me dokumente të rregullta.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim, Anonit,... (not verified) on

Landi Gjoni? Mos eshte emri i vertete i Paul Tedeschinit ky?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.