Kur aeroportin e ndërtojnë turqit... shqipja neglizhohet!

Postuar në 23 Tetor, 2013 06:03

Terminali i ri në Aeroportin e Prishtinës po promovohet me pompozitet nga kryeministri turk, Rexhep Erdogan së bashku me dy kryeministra shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Ndërkohë nëpër forume dhe rrjete sociale kanë marrë dhenë gabimet drejshkrimore që vërehen atje.

http://www.skyscrapercity.com ishte postuar një fotografi ku vendi për vendosjen e valixheve shumë të mëdha ishte shkruar gabimisht “Valixhet me Spërmasa te Mëdha”.

Aty, siç mund të shihni në fotografi, nuk është shkruar gabim vetëm fjala përmasa, por ka vende ku është injoruar shkronja “ë” fare. Gjithashtu, në gjuhën shqipe, fjala e dytë në fjali nuk vazhdon me shkronjë të madhe, gjë të cilën nuk e kanë vënë re shkruesit e këtyre emërtimeve. Gazetari i Zërit, ka mundur të vërejë sot se "S"-ja ëshët hequr me urgjencë... por "ë"-të vuajnë akoma.

k.c.

Comments

Submitted by nino (not verified) on

Po ca jane keto budallalleqe more? Mund te shkase dora dikujt dhe ja fut pordhes, po ju pse ja fusni pordhes bashjke me ate duke publiku cikerrima te tilla? :P

Submitted by Dritan (not verified) on

Ti e quan kete budallallek????? Per mua budallalleku eshte injoranca ne kete aeroport. Mire e bejne qe e publikojne, te marrin vesh bota cfare idiotesh ka ne Kosove e Shqiperi.

Submitted by balua (not verified) on

Cikerrima ?!?!?

Ka standarte zoteri. Dhe po te jesh nga nje vend i kulturuar i perendimit ajo quhet thyerje standarti dhe eshte per te patur turp. Po vazhdoni e kthehuni nga Turqia tre qind vjet mbrapa dhe pastaj thone "Pse sna do Europa". Europa ste do se je bere prape njesh me turkun.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

qysh kur qenka bere gjuha shqipe nje cikerrime? fol o mire..

Submitted by Arnaut (not verified) on

Po o Nino. Dora te rreshket kur nuk eshte e lidhur me trurin ose kur je analfabet.

Submitted by nino (not verified) on

Mos u nxefni :) nuk thash qe ta lene ashtu gabim si e kane katranosur, por ama nuk eshte ndonje super lajm qe te nxirret pa nje e pa dy ne gjysmen e portaleve :P

Submitted by lucrezia borgia (not verified) on

Cudi e madhe?!Eshte ndertuar nje aeroport model multi-funksional,dhe ju merreni me nje  lapsus.Shikoni njehere dhe krahasojeni me ate hambarin qe ne i themi aeroport ne Rinas te ndertuar nga nje firme gjermane dhe pastaj nxirrni perfundimin.

Submitted by albi (not verified) on

Ia fut komplet kot zonja Lukrecia! Drejteshkrimim i gjuhes nuk eshte vogelsi. Nga aty fillon shumecka. Nuk mund te besh as art as shkence nese nuk di te shkruash gjuhen tende. Nuk mund te mesosh gjuhe te tjera nese nuk di mire tenden. Nuk mund te kete asnje arritje te veten nje shoqeri qe nuk eshte ne gjendje se paku te shkruaje si duhet gjuhen e vet. Prandaj edhe aeroportet na i bejne gjermanet dhe turqit, se ne kemi ngelur akoma te abc. Persa i perket aeroportit te Tiranes, une mendoj se projekti (i nje arkitekti nga Malajzia) eshte me i bukur dhe funksional se ky i Prishtines. Gjithesesi shijet jane shije dhe nuk po i diskutojme.

Submitted by lucrezia borgia (not verified) on

Faleminderit z.Albi per ato qe shkruani dhe me sqaroni,por larg polemikave shterpe,nese ke udhetuar ndonjehere nepermjet aeroportit te Rinasit dhe ju duket funksionale fakti qe mungon  edhe me elmentarja ,ajo qe quhet ''jet bridge'' dhe ne kete sherbim e marrim nepermjet autobuzit,ku ne aeroportet e tjera sherbimet me bus jane te limituara, atehere me te vertet kjo nuk eshte me ceshtje shijesh.Nese do te kishe dijen me elementare per ate qe quhet aeroport,te jesh i sigurt se do te kishe tjeter opinion per ata qe e kane ndertuar kete ngrehine.Te pershendes

Submitted by bobi (not verified) on

ej po ça goje kanë ca me fol kundër turkut kur s'e shkrujnë për vete shqipen me alfabet shqiptar. se ktu në rrumpallistan ça s'shef

Submitted by rexhep alili (not verified) on

Zotri gazetare:

Eshte gabim i madh gjuhesore qe nuk besoj ta kene bere ndertuesit turk por shqiptaret qe e perbuzin gjuhen amtare, po si edhe gazetari i ketij artikulli.

Te ju kujtoj zoteri, se para se te kritikoni tjeret lexoni kete shkrim qe ju e shkruani

Neglizhohet ????

Promovohet???

Me pompezitet????

Postuar???

Injoruar???

Urgjence????

Eshte mire qe te shkruani shqip edhe ju

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.