Arkiv-Lajme

Pilaf, fasule dhe pyetja: Cili ishte drejtori i Rezervave të Shtetit?

Postuar në 24 Tetor, 2013 13:46

Limiti minimal, që ky shtet duhet të ketë në dispozicion çdo ditë, çdo sekondë, çdo natë dhe duhet ta vërë në lëvizje brenda ditës, për sheqer është 40 mijë kilogram. E dini sesa keni lënë mbas 23 qershorit?! Keni lënë 85 kilogram. Meqë jeni amatorë të pilafit dhe njiheni botërisht si të tillë dhe po pyesni për orizin?! Nga 40 mijë kilogram, është zero. E, tek orizi jeni të mirëkuptuar, se siç ju thashë jeni pilafdashës të njohur botërisht dhe meqë keni kaluar nga petullat tek “Versaçe”, miellin e keni kursyer, nga 200 mijë kilogram keni lënë vetëm 30 mijë.

Eco në OKB: Interneti, një e mirë për të pasurit që dinë ta përdorin dhe shkatërrues për të varfërit që u heq kujtesën

Postuar në 24 Tetor, 2013 13:39

Shkrimtari dhe semiologu italian, Umberto Eco, pas një një fjalimi në OKB me temë Against the loss of memory” (Kundër humbjes së kujtesës), prezantoi “EncycloMedia”, enciklopedinë e re dixhitale. Nga “La Stampa” boton një intervistë me të, në të cilën ai ngre shumë shqetësime të sotme lidhur me teknologjinë informacionit.

Erdogan, “këmbëkryq përmbi selishtë”, ul dhe "byrazerët"!...

Postuar në 24 Tetor, 2013 12:09

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan del jashtë protokollit zyrtar në vizitën që i bën një familjeje në Prizren. Në shenjë modeste modeste dhe tradicionale dhe tradicionale ai ulet këmbë kryq, duke “detyruar” që edhe “vëllezërit e tij” Thaçi dhe Rama të bëjnë të njëjtën gjë, të ulen në të njëjtën mënyrë.

Burime pranë tij theksojnë se Erdogan është i njohur për vizitat e shpeshta që bën në familjet e qytetarëve të thjeshtë turq. Ai zakonisht deklaron se do të jetë i afër dhe të shohë nga afër nevojat e qytetarëve. Ndërsa, kritikët e akuzojnë për fushtatë populiste.

Shqipëria e dyta në rajon për ryshfet

Postuar në 24 Tetor, 2013 11:40

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin dhe Komisioni Evropian prezantuan sot një studim ku thuhej se korrupsioni luan një rol domethënës në biznesin e përditshëm të shumë kompanive në Ballkanin perëndimor, ku Shqipëria renditej e dyta, pas Serbisë për dhënien e ryshfetit.  

VIDEO - LAJM: Eduart Selamin e zë gjumi në Kuvend

Postuar në 24 Tetor, 2013 11:37

Deputetin e Partisë Demokratike, Eduart Selami, nuk e kanë bezdisur diskutimet e zjarrta në Kuvendin e Shqipërisë për ndryshimin e buxhetit, por për shtatë palë qejfe ka marrë një sy gjumë. 

Selami pasi ka dremitur për disa çaste është zgjuar sërish për të ndjekur punimet e seancës parlamentare. Kamerat e “A1 Report” kanë kapur momentet kur Selami po dremiste.

 

Video:

A nuk të kujton luftën kjo foto e botuar në Express-in e Kosovës!?

Postuar në 24 Tetor, 2013 11:06

Gazeta Express ka botuar një foto, e cila po qarkullon në shumë site e faqe interneti. Në një takim elektoral në fshatin Grabovc me kandidatin e PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Naser Grajçevcin, në qoshe të dhomës duket një automatik që të kujton kohën e luftës dhe mbledhjet që bëheshin në atë kohë. Natyrisht që 13 vjet pas luftës, fushatat do duhej të ishin më “civile”, shkruan me të drejtë gazeta.

Zh.

Dritë në fund të tunelit! Spanja del nga recesioni…

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:37

Siç dihet ekonomia e Spanjës është tkurrur ose ka qëndruar në vend çdo vit që nga 2008-a, kur rënia e tregut të patundshmërive la miliona njerëz pa punë, shkaktoi një krizë të thellë në sektorin financiar dhe çoi mijëra kompanive në falimentim. Spanja u bë vendi me njërin prej deficiteve më të lartë publikë të eurozonës dhe sektori i ndërtimeve u paralizua. Që nga ajo kohë, qeveria u detyrua të miratojë masa të ashpra shtrënguese dhe reforma strukturore në përpjekje për të pastruar financat e vendit dhe për t’i rikthyer atij shëndetin ekonomik.

Sa herë e ndryshoi buxhetin PD? Këtë herë është "skenar ogurzi" :)

Postuar në 24 Tetor, 2013 07:14

Ndryshimi i buxhetit të këtij viti nga ana e qeverisë së re ka hapur një debat të fortë sot në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa mazhoranca është treguar e vendosur të ndryshojë këtë buxhet me anë të një akti normativ, opozita akuzon se po rriten shpenzimet dhe po rritet borxhi duke ccuar ekonominë në recension. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka mbrojtur vendimin e qeverisë, ndërsa deputetë të opozitës kanë akuzuar atë për papërgjegjshmëri.

Facebook heq videot e dhunshme pas presionit te Cameron

Postuar në 24 Tetor, 2013 06:52

Pas debateve të shumta dhe apelit të kryeministrit britanik David Cameron, “Facebook” hoqi një video që tregonte pamjet makabre, ku një gruaje i pritej koka. Veç kësaj, rrjeti social, vendosi rregulla të reja më strikte, për materialet që mund të shpërndahen në murin e secilit përdorues.

Deputetët u gjobitën, shkruan Stefani (Po karroatreci ku është?)

Postuar në 24 Tetor, 2013 05:06

Sot në gazetën Shqip, Andrea Stefani shkruan se ka qenë dëshmitar okular i vënies së fletës së gjobës nga dy police në automjetet e deputetëve, të parkuara në trotuaret përballë godinës së zyrave të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe të nesërmen kishte parë nja tre atutomjete deputetësh të parkuara mbi trotuar “me një arrogancë që sikur u thoshte punonjëseve delikate të policisë, por edhe ligjit: Ejani na gjobitni po ja u mbajti!”, thekson Stefani. Me pak fjalë, deputetët nuk pyesin për gjobat, për sa kohë karroatreci nuk ua ngre automjetet e parkuara mbi trotuar…

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme