Sa herë e ndryshoi buxhetin PD? Këtë herë është "skenar ogurzi" :)

Ndryshimi i buxhetit të këtij viti nga ana e qeverisë së re ka hapur një debat të fortë sot në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa mazhoranca është treguar e vendosur të ndryshojë këtë buxhet me anë të një akti normativ, opozita akuzon se po rriten shpenzimet dhe po rritet borxhi duke ccuar ekonominë në recension. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka mbrojtur vendimin e qeverisë, ndërsa deputetë të opozitës kanë akuzuar atë për papërgjegjshmëri.
Sipas Canit përmes këtyre ndryshimeve synohet përmirësimi i situatës ekonomike, ndërsa për opozitën ky akt është i paligjshëm dhe do të rrisë nivelin e borxhit publik të vendit. Ndëersa ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky është një skenar ogurzi, që do ta zhysë Shqipërinë në recesion - raporton faqja online e Mapo. a.n.
Add new comment