Dritë në fund të tunelit! Spanja del nga recesioni…

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:37

Siç dihet ekonomia e Spanjës është tkurrur ose ka qëndruar në vend çdo vit që nga 2008-a, kur rënia e tregut të patundshmërive la miliona njerëz pa punë, shkaktoi një krizë të thellë në sektorin financiar dhe çoi mijëra kompanive në falimentim. Spanja u bë vendi me njërin prej deficiteve më të lartë publikë të eurozonës dhe sektori i ndërtimeve u paralizua. Që nga ajo kohë, qeveria u detyrua të miratojë masa të ashpra shtrënguese dhe reforma strukturore në përpjekje për të pastruar financat e vendit dhe për t’i rikthyer atij shëndetin ekonomik.

Si duket përpjekjet  nuk kanë shkuar kot. Masat shtrënguese dhe reformat, të cilat bënë që Spanja të ishte pranë kërkimit të një pakete financiare shpëtimi, kanë filluar të japin fryte, të paktën për shumë biznese që kanë një prani jashtë vendit. Lajmin e jep Zëri i Amerikës, në të cilin thuhet se Banka e Spanjës njoftoi daljen e vendit nga recesioni. Sipas Bankës, Spanja pati 0.1 përqind rritje në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e dytë, dhe kjo shënon rritjen e parë pozitive të ekonomisë pas më shumë se dy vjetësh. Kryeministri Mariano Rajoy e përshëndeti lajmin për daljen nga recesioni, por paralajmëroi se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë. Sipas parashikimeve të qeverisë, prodhimi ekonomik pritet të zgjerohet 0.7 përqind në vitin 2014 pas një tkurrjeje prej 1.3 përqind këtë vit.

Por qytetarët e thjeshtë janë skeptikë. Teknikisht kemi dalë nga recesioni, por në realitet nga pikëpamja e qytetarit të thjeshtë, kjo ende nuk duket, thotë një banor i Madridit.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.