Vdekja e telekomanduar

Një raport i paraqitur nga Amnesty International, për sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve në Pakistan nga avionët e telekomanduar amerikanë, është shqetësues. A janë sulmuar me të vërtetë gra dhe fëmijë të pafajshëm? Apo punëtorë në punë të vet duke pirë çaj në mbrëmje?
Përdorimi i avionëve të telekomanduar pa pilotë është për shumë ekspertë hapi i parë në një formë krejtësisht të re lufte. Ajo zhvillohet nga qendrat e komandës nga kompjuteri, mijëra kilometra larg nga vendi i ngjarjes. “Tani janë dymbëdhjetëmijë, ose pesëmbëdhjetë vende, që posedojnë teknologjinë e ketyre avioneve, pas dhjetë vjetësh do të jenë 80”, parashikon Reiner Braun nje ekspert gjerman per DW.
Kontestuesit e kesaj arme propozojnë një konventë kundër avionëve pa pilot, e përpiluar dhe përgatitur nga Kombet e Bashkuara, që i obligon vendet për të hequr dorë nga kjo teknologji, ngjashem me marrëveshjet kundër bombave dispersive dhe armëve të shkatërrimit në masë. a.n.
Add new comment