Ndryshime të rëndësishme ligjore në Greqi: Leje pune në BE për emigrantët shqiptarë

Deri më tani, lejet kombëtare të rezidentit afatgjatë, apo ato dhjetëvjeçare, nuk ofronin edhe mundësinë e lëvizjes së lirë dhe punësimit në vende të tjera të BE-së, pavarësisht se Greqia kishte qenë e detyruar që ta praktikonte qysh në vitin 2006, në zbatim të udhëzimit të Komisionit Evropian, për statusin e rezidentëve afatgjatë të shtetasve tëvendeve të treta. Tani, emigrantët e ligjshëm që do të posedojnë lejen pesëvjeçare të rezidentit afatgjatë, do të mund të lëvizn lirshëm në gjithë vendet e BE-së dhe të punojnë në këto vende. Në këtë mënyrë, poseduesit e lejeve kombëtare, dhjetëvjeçare apo pa afat, stimulohen t’i “konvertojnë” lejet ekzistuese të rezidentit afatgjatë, me vlefshmëri pesëvjeçare.
Gjithë mediat greke që kanë përcjellë prezantimin e ligjit të ri për emigracionin, kanë veçuar faktin se emigrantët e ligjshëm, që punojnë e jetojnë për një periudhë relativisht të gjatë në Greqi, do të marrin statusin dhe lejen e rezidentit afatgjatë, dhe se kjo do t’u japë mundësi që të lëviznin lirisht e të punojnë në gjithë vendet e Bashkimit Evropian.
Ndryshimet që do të bëhen në këtë kuadër bëjnë që emigrantët e papunë, që jetojnë prej vitesh në Greqi nuk kalojnë detyrimisht në një status të paligjshëm; reduktohen kategoritë e lejeve të qëndrimit, nga 50 në 19 si dhe hiqen rreth 20 dokumente që kërkoheshin përrinovimin e e lejeve të qëndrimit.
Zh.
Add new comment