Kadare: Kosova –Turqi? E kam thënë prej kohësh mendimin tim te libri “Mosmarrëveshja”

Kreu i qeverisë turke, Taip Erdogan, i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe i asaj kosovare, Hashim Thaçi, mbajtën fjalime afeksionuese për marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës, më 22 tetor. Ndër të tjera, Rama e Thaçi thanë se turqit dhe shqiptarët janë popuj vëllezër, dhe e quajtën “vëlla” Erdoganin, ndërsa ky i fundit tha: Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Deklarime që kanë shkaktuar mjaft reagime, qofshin pozitive apo negative. Por, për Kadarenë duket se nuk janë të panjohura këto lloj “flirtimesh” mes shqiptarëve dhe turqve. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, në vend të një komenti apo replike, ai sugjeroi pikërisht librin “Mosmarrëveshja”. “Nuk i kam lexuar të plota deklaratat e tyre, por me aq sa jam njohur nuk mund të bëj ndonjë reagim apo koment të çastit. Sepse për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe turqve unë kam shkruar prej kohësh te libri “Mosmarrëveshja”, ndaj nuk kam çfarë të shtoj tani gjë tjetër. Çfarë kam thënë në libër, mbeten aktuale”, tha Kadare, duke na autorizuar njëkohësisht që të botojmë një pjesë ku flet pikërisht për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe turqve.
Me këtë rast gazeta “Panorama” boton edhe një pjesë nga libri i Kadaresë të titulluar “Epilog me Zotin”.
Kush ka interes mund të ndjekë linkun: http://www.panorama.com.al/2013/10/25/kadare-kosova-turqi-e-kam-shkruar-...
Zh.
Comments
ResPublica nuk duket foto

ResPublica nuk duket foto shume e denje per Kadarene apo per cdo njeri kjo. Eshte pak si shume thyerje etike edhe nqs nuk jeni dakord me qendrimet e tij, qe nuk ka asgje te keqe.

Ju falenderoj per kete foto

Ju falenderoj per kete foto qe e keni postuar te faqepetulles kadare, sepse i pershtatet individeve me aftesi te kufizuar c'ka, ne kete rast i perket rradakes se tij qe nuk shikon pertej majes se hundes se vet.

Perhere respekt te madhit

Perhere respekt te madhit Kadare!

Pa te Shqiperia do te ishte shume me pak intiligjente.

Te gjithe shkruesit e sotem kudo,ata seriozet,kane mesuar nga ai.

Edhe vet Muc Nano eshte shprehur te kete mesuar dhe te jete shtyre nga leximi i veprave te tij per te provuar dhe shkruar ne me pastaj.

Per ata qe e shajne apo nuk respektojne,eh,nuk ke cfare i ben....!

Add new comment