Rama shan “idiotë” kritizerët e Erdogan, që i bie të jenë “byrazerët” e vërtetë të tij

Postuar në 26 Tetor, 2013 02:55

“Këta janë idiotë”. Kështu e ka përmbledhur Kryeministri Rama mendimin e tij për kritikuesit e fotos së tij me Erdoganit, i pyetur nga Ilva Tare në Tonight, te Ora News ku Rama ishte i ftuar. “Kur e akuzon tjetrin për diçka pa fakte e akuzon për diçka që ti do të bëje në vendin e tij. Këta do bënin pakt me djallin ose e kanë bërë, do shisnin Shqipërinë në çdo ankand se e kanë bërë, si mund të kërcënojnë aleatet e këtij vendi”, vazhdoi më tej Rama me sulmet ndaj kritikëve.

Rama sqaroi se “Turqia është një anëtar i NATO-s. Kryeministri turk është një mbështetës i shqiptarëve, ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën ata që këta vazhdojnë të flasin nuk do ta bëjnë edhe po të kishin 7 jetë. Në lidhje me fotografinë jam i lumtur që kam qenë i ftuar në shtëpinë e një miku të rinisë së këtij Kryeministri. Ne e kemi shpallur ne programin tone me kohe Turqine si partnere strategjike. Kryeministri Erdogan eshte partner dhe aleat i SHBA dhe vendeve me te fuqishme te BE... Kjo eshte nje miqesi qe ne shqiptaret jemi te interesuar ta ushqejme se jo vetem nuk kemi pare keq, por kemi parë mirë...”

Në fakt, byrazerët e vërtetë të Ramës janë këta “të paktit me djallin”. Byrazerë gjaku, gjuhe e kombi. Të tjerët janë byrazerë “gjeo-strategjikë”, dmth, byrazerë interesash (do Zoti afatgjata). Sa për Erdoganin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, Evropa e ka thënë prej kohësh mendimin për “byrazerin” e madh...

k.c.

e plotë:

http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-tonight-ilvatare-me-nishanin-marredhenie-normale-erdogan-mik-i-shqiperise/

Comments

Submitted by Anim (not verified) on

une do ti shtoja se pervc IDIOT, te tille ANAListash Jane edhe maskarenj e dallkauk te pacipë.
Kushdo ka te drejte te kete mendimin dhe per qasjen qe I thote Mendja por kur e Ben kete mendim publik duhet te presë edhe reagimin e personit qe eshte at.akuar. Shembulli I Lelës se Çilit dhe Shkullakut te Frangaj eshte shembulli tipik I mecenatit gazetaresk. Por keta te dy, dhe tips si HOXHA I Bishë etc duket se kanë edhe nje axhende personale ndaj Rames qe duket qarte e lidhur me cmiren, xhelozine, antipatine dhe inatin personal. Dhe kur kritika ndaj nje personi erresohet nga emocionet e afekti I forte dhe inati personal me ate person atehere kritizeri humbet besueshmerine dhe behet qesharak.
Kushdo e kupton qe do te ishte vertet problem serioz nese afrimi I Rames me Turqine dhe Erdoganin do te ishte per aresye religjioze dhe doktrinash otomane apo modelesh qeverisese te tipit Erdogan, sic edhe kushdo e kupton qe ky afrim "strategjik" eshte konceptuar pikerisht si e tille STRATEGJIK e Diplomatik me nentekst te qarte ekonomik. Dhe kjo I ben mire vendit dhe cdo media duhet te kete kujdes ne menyren sesi perpiqet ta cenoj e demtoje kete perpjekeje.

Submitted by Anonim (not verified) on

Vucidolsi ishte arrogant te pakten po sa Rama. Plus Vucidolsi kishte dy femije te babezitur qe donin te vidhnin cdo gje. Per momentin Rama ka shoket te tille por jo djalin, te cilin e ka hic.

Vucidolsi ka pasur nje aftesi te monopolizoje partine e tij dhe kjo i jepte force ta papare klanit te tij. Mjafton te shohesh qe klani i tij arrin te vrase edhe miqte e Tahirit. Kurse Vucidolsi nuk pati nevoje te vriste askend ne 2005 sepse PS eshte parti ordinere ne kete aspekt.

Miqte e Rames me te cilet ai po mbush qeverine jane plotesisht te paafte ne menaxhimin e shtetit dhe nuk do t'i afrohen dot bishave te Vucidolsit.

Albi, e di qe te dhemb shume Rama, ashtu si mua me dhimbte shume Vucidolsi. Por me mire Rama (derisa ta hedhim, cka eshte e sigurte) sesa 12 vite Argita&Shkelzen. Eshte fatkeqesi e jona qe mberritem ne kete pike por ama kush s'na e ka fajin sepse mberritem vete.

Submitted by Albi (not verified) on

Jo mo une nga njera ane them mire qe u be rotacioni, po qe shpresoj ta bejme sa me shpesh me kedo, se keta sa hypin ne karrige kujtojne se jane perendi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.