Arkiv-Lajme
Blatter futet në belá me komentet për Mesin e Ronaldon
Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter, cilësoi Mesin si favorit për të fituar “Topin e Artë”, duke i thurur elozhe pa fund argjentinasit. Gjatë fjalës së mbajtur në Oxford Union Society, zvicerani u shpreh me superlativa për atë çka Mesi bën brenda por edhe jashtë fushës.
Pasuri ministrash komunistë
Në një rubrikë me materiale nga Arkivat e gjyqeve komuniste, e perditshmja Dita po boton këto ditë dokumentet zyrtare të gjyqit ndaj atij që u quajt “grupi armiqësor në ekonomi”, Abdyl Këllezi, Kico Ngjela, Vasil Kati e Koco Theodhosi. 4 zyrtaret e lartë komunistë u arrestuan në 1975 gjyqi u zhvillua në 1977. Procesi ka bërë bujë në Shqipërinë e viteve '70.
Ngjela, skeptik për Byronë e Hetimit sipas modelit të Scotland Yardi-it apo FBI –së
Krijimi dhe ngritja e Byros Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, për Spartak Ngjelën njëherazi kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi është i nevojshëm, por me ndryshime Kushtetuese. Ai tregohet skeptik për funksionimin e saj, pavarësisht se modeli është kopjuar nga Scotland Yardi-it anglezë dhe FBI –ja amerikane.
Gjinushi: Kur flet gjykata, hajdutët duhet të heshtin
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skender Gjinushi e cilesoi serish sot një veprim banditesk tentativën për marrjen e godinës së selisë së PSD-së nga ana e pronarëve. Në një konference për mediat, Gjinushi u shpreh se PSD ka me vete gjithë faktet dhe ''kur flet gjykata, hajdutët duhet të heshtin''.
Isaraj kërkon dy lejet e falsifikuara të Gjikës
Shkruan zv-ministri i Drejtësisë, ish deputeti i Vlorës, Arben Isaraj: “Shoku im Shpëtim, shoh këto ditë në FB, se disa njerëz reagojnë sikur duan të të ndihmojnë, kur në të vërtet thjesht kënaqen me gjendjen në të cilën ndodhesh, sepse nuk të japin asnjë zgjidhje ose zgjedhje. Sot me shqetësim prita dhe lexova mediet e shkruara, të cilat çuditërisht paralajmëruan botimin e dosjes penale të mbërritur në gjykatë për “falsifikatorin” Gjika. Kërkoj t`i shoh apo të lexoj diçka, për përmbajtjen e dy lejeve te falsifikuara, po nuk po i gjej ato gjëkundi.
Një synetllëk në Kosovë shndërrohet në një ngjarje mediatike; por jo pa arsye
Një editorial i gazetës kosovare Express fokusohet tek një festë e organizuar në një familje me mbiemrin Devolli që, sipas kësaj gazete, “ka krijuar një perandori ekonomike në Kosovë… duke krijuar monopol në shumë segmente të jetës publike”. Lihet të kuptohet pra se pasuria e kësaj familjeje është vënë në sajë të lidhjeve që ajo vetë ka pasur e ka me qendra të fuqishme të pushtetit e të politikës, gjë që është dukur, sipas saj, dhe tek pjesëmarrja në atë party të organizuar për një synetí (dikush prej familjes, në respekt të një riti mysliman, është bërë synet).
Kush po ia fut Gjikës? Pse Gjika i pari? Çfarë do ndodhë më pas?
Pse shqiptarët i gëzohen spektaklit të korrupsionit, e jo luftës kundër tij - është pyetja e Mustafa Nanos sot në rubrikën e tij Zululand në të përditshmen DITA.
Për Myftiun e Shkodrës qëndrimet kundër Erdogan janë qëndrime kundër fesë islame. Vdisni me mllefin tuaj - thotë
Për Myftiun e Shkodrës qëndrimet kundër deklarimeve të Erdogan në Kosovë janë qëndrime kundër fesë islame. Muhamed Sytari ka bërë një deklaratë për ata që janë marë me mesazhet e Erdogan. I quan islamofobë dhe sipas tij e bëjnë nga "tundimi qesharak për t’u bërë protagonistë".
Në Portin e Durrësit, hashash me shumicë dhe pakicë
Kombinimi i termave trajler dhe lëndë narkotike, nuk mund të ketë si produkt tjetër gjë, veç sasive të hatashme të drogës. Këtë herë totali arrin n 6 kuintalë, ose 600 kg hashash, të kapura nga policia kufitare e Portit të Durrësit mbrëmjen e sotme. Rreth 600 kg kanabis janë gjetur në tavanin e një trajleri që kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë.
Gërdeci, familjarët e viktimave nuk heqin dorë: Llalla, shpjego pse nuk riheton Mediun!
Nëse ngrihen akuza konkrete për zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes, sepse nuk kanë mbikqyrur sipas ligjit procesin e demontimit të municioneve në Gërdec, a nuk do të ishte eprori i tyre ministër, përgjegjësi kryesor për këtë çështje? Dhe nëse për ish ministrin Mediu nuk ka një vendim të prerë gjyqësor që e pafajëson nga Gërdeci, përse nuk e rihapni këtë dosje? Kjo është logjika e e një tjetër kërkese që familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, i drejtuan Kryeprokurorit Adriatik Llalla për rihapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
