Isaraj kërkon dy lejet e falsifikuara të Gjikës

Postuar në 30 Tetor, 2013 04:46

Shkruan zv-ministri i Drejtësisë, ish deputeti i Vlorës, Arben Isaraj: “Shoku im Shpëtim, shoh këto ditë në FB, se disa njerëz reagojnë sikur duan të të ndihmojnë, kur në të vërtet thjesht kënaqen me gjendjen në të cilën ndodhesh, sepse nuk të japin asnjë zgjidhje ose zgjedhje. Sot me shqetësim prita dhe lexova mediet e shkruara, të cilat çuditërisht paralajmëruan botimin e dosjes penale të mbërritur në gjykatë për “falsifikatorin” Gjika. Kërkoj t`i shoh apo të lexoj diçka, për përmbajtjen e dy lejeve te falsifikuara, po nuk po i gjej ato gjëkundi. Ndaj si vlonjat dhe si shok politik, që na bashkoi në vite Partia Socialiste, të kërkoj: Të bësh publike dy lejet me numër, datë, firmë dhe vulë. Ndërsa thjesht si qytetar, nxis kabinetin e Prokurorisë të ofrojë tanimë për “transparencën” që vet nisi. Dy lejet e ndërtimit me ekstremitetet ligjore të nevojshme që ka lëshuar Gjika, pasojë e një procedure të falsifikuar. Nëse këto Leje ndërtimi (‘të zbardhura’ i quajnë në fushën e ndërtimit apo formularët e famshëm A4) nuk ekzistojnë atëherë na ruaj o Zot”.

a.n.

Comments

Submitted by AnonimAgim Shkodra (not verified) on

<p>&nbsp;E perse duhet te na ruaj Zoti ?</p><p>Mos valle i bindemi vullnetit te tij?</p><p>Bijte e djallit shajne dhe mbrojne njeri tjetrin,krimba qe hane rroten e drejtesise e cila eshte shume e ngadalte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.