Pasuri ministrash komunistë

Në një rubrikë me materiale nga Arkivat e gjyqeve komuniste, e perditshmja Dita po boton këto ditë dokumentet zyrtare të gjyqit ndaj atij që u quajt “grupi armiqësor në ekonomi”, Abdyl Këllezi, Kico Ngjela, Vasil Kati e Koco Theodhosi. 4 zyrtaret e lartë komunistë u arrestuan në 1975 gjyqi u zhvillua në 1977. Procesi ka bërë bujë në Shqipërinë e viteve '70.
Një nga dokumentet e botuara në numrin e sotëm është procesverbali i sekuestrimeve pas arrestimit në shtëpitë e familjeve Këllezi e Ngjela. Dokumentet përshkruajnë me detaje deri edhe numrin e lugëve dhe pirunëve të sekuestruar. Mes dokumentave të gjyqit është edhe deklarimi i së shoqes së ish-ministrit të Tregtisë, Kico Ngjela, ku ajo deklaron pasurinë në lekë: 11 mijë lekë në dy libreza kursimi dhe 100 lekë në shtëpi - shkruan Vera Ngjela. a.n.
Add new comment