Për Myftiun e Shkodrës qëndrimet kundër Erdogan janë qëndrime kundër fesë islame. Vdisni me mllefin tuaj - thotë

Postuar në 30 Tetor, 2013 01:15

Për Myftiun e Shkodrës qëndrimet kundër deklarimeve të Erdogan në Kosovë janë qëndrime kundër fesë islame. Muhamed Sytari ka bërë një deklaratë për ata që janë marë me mesazhet e Erdogan. I quan islamofobë dhe sipas tij e bëjnë nga "tundimi qesharak për t’u bërë protagonistë".

Shkruan imami: Islamofobia e shfaqur gjatë këtyre ditëve nga disa klerikë, shkrimtarë, analistë, deputetë e gazetarë, pas vizitës së kryeministrit të Turqisë në Kosovë dhe tundimi qesharak për t’u bërë protagonistë me një deklaratë a një intervistë të shumë personazheve me fytyra të ngrysura, në të vërtetë është një sinjal jo i mirë, që vërteton se në gjendje të tilla krize dhe tranzicioni shpirtëror, intelektual e identitar, mllefi dhe urrejtja fetare janë në gjendje të prishin e të shkatërrojnë vlerat e harmonisë ndërfetare në trojet shqiptare, nëse fytyrëngrysurit mund të kenë pushtet e influencë në një shoqëri të çoroditur e të hutuar nga daullet e shumta që bien sa djathtas-majtas.

Sytari e mbyll me një thënie të Kuranit që ka brenda fjalën 'Vdisni':

"Prandaj, islamofobëve të qytetit tim, islamofobëve shqipfolës, mbarë islamofobëve, të shfaqur e të heshtur, u them ashtu si në Kur’an u thuhet modeleve të tyre në kohëra të lashta: “Thuaju: “Vdisni me mllefin tuajin”!” – (Kur’an, Ali Imran, 119). Sepse islamofobia është GUR i rëndë që ngushton gjokset e sëmura të njerëzve që janë mësuar të thithin kolerë mesjete, në vend të ajrit të pastër nga burimi i tij! - shkruan ai. a.n.

http://mapo.al/2013/10/28/islamofobeve-thuaju-vdisni-mllefin...

Comments

Submitted by a.b's (not verified) on

Aq e mire e paska thene. Keni per vdekur me mllef ne shpirt o ju njerez qe vetem nxirrni vrer.

Hiqeni ate "... GUR te rëndë që ngushton gjokset e sëmura të njerëzve që janë mësuar të thithin kolerë mesjete, në vend të ajrit të pastër nga burimi i tij!"

ps: filloni tani nxirrni ate mllefin tuaj prej njerezish te paditur

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Ky perfaqsues fetar qe permend vdekjen si mallkim ...duhet nxjerre jashte ligjit  dhe biles jashte Shqiperise

Mereni dhe coheni ne Turqi , kete mbetje te osmanlinjve

Submitted by Bajo (not verified) on

Ka kohë që shqiptarët janë bërë në këtë tokë lanet, nga islami dhe të mallkuar si mëkatarë nga kisha. S'kemi ku shkojmë, se duket açik që duhet të ikim. Shqipëria u takon turqve dhe grekve. Do kisha ikur dhe në Antarktidë po të më linin, se u bë e padurueshme jeta mes injorantësh fetarë që kanë 2 mijë vjet që derdhin lumenj gjaku njerzor.

Submitted by Anonim (not verified) on

harmonia fetare po vdes,kjo ndodh kur nje imam,perfaqesues i nje komuniteti shan nje klerik te nje feje tjeter,kjo ndodh kur ky quan shqipfoles cdo kritik te islamit,i duket vetja sikur ka monopolin e shqiptarizmes.

Gjuha e urrejtjes qe ky perdor eshte per te vene duart ne koke,imagjinoni te perdorte nje ton te tille Janullatosi apo ndonje tjeter,cfare furtune do ishte bere?

Skandaloze gjithashtu eshte barazimi qe ky i ben Turqise me Islamin

Vetem per turp eshte ky shkrim,KMSH duhet ti kontrolloje me mire keta injorante qe vendos ne krye

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Shume bukur e paska thene, jo vetem "urimin" ne vecanti, por te gjithe argumentimin e tij ne teresi. Mund ta nenshkruaj pa i hequr pike a presje.

Submitted by arnaut (not verified) on

Respekte Myftiut Sytari per guximin qe tregon ne botimin e ketij shkrimi duke e ditur si do i versulen islamofobet.

Sa per ata qe thone se ai po lincon te gjithe ata qe flasin kunder Erdoanit, kjo nuk eshte e vertete. Sytari kritiken dhe protesten e tij e ka ndaj atyre qe ne emer te Turqise e Erdoanit sulmojne islamin e muslimanet shqiptare. Si psh. Alma Lama e cila islamin e quan "pushtim fetar" apo te tjere qe kane nxituar te vjellin vrerin e tyre anti-islam ne komentet rreth vizites se Erdoanit.

Atyre qe urrejne, myftiu u thote "vdisni me urrejtjen tuaj" dhe shume mire u thote.

Myslimanet asnjehere nuk kane dale te bejne komente e te vjellin urrejte ndaj shqiptareve te feve te tjera. Myslimanet jane vazhdimisht viktime e urrejtes fetare ne Shqiperi dhe te paket jane ata qe dalin e thone dicka si myftiu Sytari.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pse duhet te vdesim ne mllef qe te shpetojme? Me mire te jetojme ne mllef sepse do vujme me shume. Por imami vetm vdekjen ka ne tru dhe ajo ja mbush shpirtin e .. Bardhe.

Submitted by Anonim (not verified) on

mbi 5 milard njerez qe nuk e besojne islamin, nuk po vdesin nga mllefi, por po jetojne te lumtur. Nga mllefi po vdesin muslimanet me bomba ne trup. Erdogani esht Bin laden, version politik. Ne pyetje eshte vetem koha se kur do te vrisni ju shqiptar, pse nuk besojne mllefin tuaj...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.