Në Portin e Durrësit, hashash me shumicë dhe pakicë

Kombinimi i termave trajler dhe lëndë narkotike, nuk mund të ketë si produkt tjetër gjë, veç sasive të hatashme të drogës. Këtë herë totali arrin n 6 kuintalë, ose 600 kg hashash, të kapura nga policia kufitare e Portit të Durrësit mbrëmjen e sotme. Rreth 600 kg kanabis janë gjetur në tavanin e një trajleri që kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë. Droga është gjetur pas informacioneve të siguruara nga policia në rrugë operative. B/web njofton se policia ka shoqëruar drejtuesin e trajlerit, Eduart Gjinaj, ndërsa po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur gjatë muajve të fundit në portin e Durrësit. Por veç grosistëve, në sektorin e hashashit nuk rreshtin së punuari edhe njerëzit e pakicës: Një natë në parë, po në portin e Durrësit u sekuestruan rreth 10 kg hashash të fshehura në automjetin tip ‘Citroen’ me targa DR131ZF, që drejtohej nga shtetasi Alberto Coldani, i cili u ndalua nga policia. Lazarati qenka vërtet një çështje e komplikuar…
a.k
Comments
A din kush te me diftoje se
<p>A din kush te me diftoje se sa jane çmimet me pakice dhe sa jane çmimet me shumice te hashashit?</p>
Add new comment