Portret: Lamtumirë Lou Reed. Sot, nuk ishte ‘just a perfect day‘

Postuar në 27 Tetor, 2013 12:22

Lideri i Velvet Underground dhe një nga pionierët e muzikës Rock, Lou Reed ka vdekur sot në moshën 71 vjeç. Lajmi është dhënë nga revista RollingStone. Lou Reed ishte kitarist dhe kompozitor me ndikim të madh e që ndihmoi në formësimin e muzikës së pesëdhjetë viteve të fundit.

Shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur, por muzikanti kishte kryer një transplant mëlçie në maj. Me Velvet Underground në vitet gjashtëdhjetë, ai arriti të shkrijë bukurinë me tingullin, duke përshkruar zhanret e ndryshme mbi të cilat do të bazohej përfundimisht muzika në dekadat e mëvonshme. Si solist, nga vitet shtatëdhjetë e deri sot, ai ishte si një kameleon dhe i paparashikueshëm. Rend kaloi një jetë të tërë mes drogërave dhe problemeve nervore, Lou Reed ruajti deri në fund  timbrin e zërit të thellë dhe njëkohësisht elegant. Albumi i tij i fundit, “Lulu”, në bashkëpunim me Metallica-t, u nxor në tetor 2011.

"Një kordë është OK, citon Rolling Stone të ketë komentuar Lou Reed stilin e tij të "zhveshur" të rënies së kitarës, dy korda, dhe po e kalon cakun. Tre korda, dhe ke nisur të bësh jazz." 

Ne.su.

Comments

Submitted by Une ! (not verified) on

Gazetat duhet te vendosin ne faqet e tyre informacione mbi njerez te tille plot vlera dhe jo ato" bibat" e zhveshura " te me falin pulat e detit" qe pervec ca shikimeve idiote nuk shprehin asgje! Pushofte ne paqe!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.