Një shqiptar na "nderon" në listën e të shumëkërkuarve nga FBI për vjedhje miliona dollarësh

Postuar në 27 Tetor, 2013 09:11

Kanë qenë mediat amerikane që kanë dhënë lajmin se 6 shtetas rumunë së bashku me shqiptarin Fabjan Meme, kanë arritur që përmes internetit, të mashtrojnë me miliona dollarë qindra amerikanë, duke u shitur automjete dhe varka të shtrenjta, por që në fakt nuk ekzistonin.
Përmes kësaj skeme të sofistikuar ata kanë arritur të mashtrojnë qindra qytetarë amerikanë. Interpoli ka kërkuar ndihmë për kapjen e këtyre personave, ndërsa kreu i grupit ishte rumuni Nicolae Popescu.
Sipas lajmit të përcjellë nga INA, ata përdornin dokumenat false për t’u bërë më të besueshëm për klientët, ndërsa mësohet se nëpërmjet skemës kanë mundur të përfitojnë mbi 3 milionë dollarë. Ata kishin hapur disa llogari bankare përmes identiteteve të rreme në të cilat transferonin paratë kryesisht në bankat amerikane.
Fabjan Meme, u shpall në kërkim që në 2010, pasi ai u akuzua për mashtrim me transferta parash, pastrim parash, falsifikim pasaportash. (INA)

ne,su,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.