Tatimet e Bodes, refuzim auditit të KLSH-së për 4 vite rresht. Përse nuk dihej më parë ky fakt?

Postuar në 29 Tetor, 2013 07:56

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për administratën tatimore, zbulon një fakt skandaloz, me të cilin është hapur sot GSH: Që nga 6 korriku i vitit 2009, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka refuzuar auditimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke bërë që kjo administratë të mos u nënshtrohet monitorimeve. Bllokimi disavjeçar është kthyer në një "luftë të ftohtë" mes Tatimeve dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili që nga ajo periudhë ka kërkuar vazhdimisht që administrata t'u nënshtrohet auditimeve në bazë të ligjit. Mosvënia në dispozicion e dokumentacionit të kërkuar nga ana e audituesve të KLSH-së, është bërë me urdhër të vitit 2009 të lëshuar nga ish-drejtori Artur Papajani, kështu që nga KLSH nuk është kryer një auditim të plotë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore në varësi të saj, që nga viti 2010 e në vijim.

Pas kësaj historie, nuk mund të mos ngrihen pikëpyetje: Mirë kjo “luftë e ftohtë” është zhvilluar përmes shkresave zyrtare e kërkesave me shkrim, por si ka mundësi që publiku nuk ka ditur se për katër vjet tatimet nuk pranokëshin kontroll? A ka figuruar ky konflikt në ndonjë nga raportet vjetore të KLSH-së këto vite? Pse pikërisht në raportin e këtij gushti, pas zgjedhjeve, del në dritë një fakt i tillë? 
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.