Propozimi: Të akuzuarit për korrupsion, sekuestro të pasurisë

Një projektligj i ri i qeverisë, njofton gazeta Mapo, kërkon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe vendos që aktet e korrupsionit të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Një tjetër zhvillim domethënës është edhe drafti që parashikon se pesë vjet pas vdekjes së një personi me funksione zyrtare, prokuroria ka të drejtë të kërkojë sekuestron e pasurive të tij nëse rezultojnë të vëna prej rryshfetit dhe akteve korruptive. Deri më tani kjo masë që parashihet në ligjin që njihet si i “antimafias” të miratuar në 2009, zbatohej kundër pasurive të vëna përmes krimeve mafioze, por qeveria në një nga projektligjet që pritet të shkojnë së shpejti në Kuvend, sheh të nevojshme përfshirjen në këtë grup edhe të korrupsionit. Ministria e Drejtësisë pranon faktin se sekuestroja e pasurive të dyshimta të atyre që kapen për korrupsion është e detyrueshme për të mundësuar edhe një gjykim të drejtë. Në pjesën më të madhe të rasteve, zyrtarët e lartë që dënohen për korrupsion apo hetohen si të tillë përfundojnë të pafajshëm dhe në relacionin bashkangjitur projektligjit ministria thekson se kjo ndodh edhe për shkak të “financave të shëndosha”. Me fjalë të tjera, përderisa fitimet e padrejta për të cilat akuzohet, i ka gjendje, atëherë ka edhe mundësinë të “blejë” pafajësinë.
a.k
Comments
Kjo eshte vetem njera ane e
<p> </p><p>Kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Ana tjeter eshte se ne baze te ketij ligji presid, kryemin, dep dhe anetaret e gjykates se larte mund te hetohen vetem nga byroja kombetare e hetimit qe emerohet nga parlam ose ekzekutivi, dmth do te hetojne kedo pervec Rames .... eshte groteske </p>
Një ligj i domdzdoshëm dhe të
<p>Një ligj i domdzdoshëm dhe të zbatohet </p>
Add new comment