Shënim: A mjafton fjalia “u ndëshkuam me votë”, për tokën e djegur të lënë pas nga PD

U shndërrua në objekt batutash fjala e kryeministrit Rama në Kuvend javën e kaluar, kur ai bëri enumeracionin e boshllëkut të rezervave të shtetit me fasule, oriz etj etj. Sot në komisionin e sigurisë, ministri i Brendshëm Tahiri pohoi se situata ekonomike për përballimin emergjencave është alarmante. “Në dispozicion për përballimin e emergjencave kemi gjithsej vetëm 570 mijë lekë të vjetra, ose 570 dollarë. Kemi borëpastruese, disa makina, nuk kemi drejtues mjetesh. Nuk kemi sheqer, nuk e di por ishallah nuk kemi emergjenca sesi do ia dalim nuk e di. Kemi 26 milionë dollarë borxhe dhe ky është kulmi më alarmant i situatës ku ndodhemi me emergjencat”. Nëse ndodh ndonjë debat televiziv apo kryhet intervistë me përfaqësues të opozitës sot, përmendja e këtyre detajeve merr përgjigjen: “Mirë mirë, por ne u ndëshkuam me votë, ju çfarë do bëni?” Ky kapak “floriri” për parimin e tokës së djegur me të cilin ka qeverisur e djathta muajt e fundit, e bën edhe më paradoksal alarmin e ish kryeministrit Berisha se kundërshtari i tij do bëjë me Shqipërinë atë që bëri Papandreu me Greqinë. Absurdi kap majat, kur po kjo opozitë ngul këmbë se e majta e nxin qëllimisht realitetin, pasi ajo ka lënë në dorëzim financa të shëndosha dhe ekonomi të lulëzuar. Qoftë dhe kuadrin e amoralitetit të politikës, kjo është e tepërt.
a.k
Comments
Si thoshim ne nëpër luftra:
<p>Si thoshim ne nëpër luftra: "Në mos kini pare merini, ja rrëmbeni atij qeni!"</p>
Add new comment