“Roki” shqiptar në pranga. Kampion boksi dhe bravo i mafiozëve

Si Roki Balboa, por me itinerarin e anasjelltë. Para se rastësia ta fuste në botën e ndeshjeve të boksit profesionist, Roki i filmit të Stalones “bindte” borxhlinjtë të paguanin paratë për mafiozët. Ndërsa boksieri shqiptar, Oriol Kolaj, fitues i kampionateve italiane dhe europiane në peshat e mesme, rezulton se ishte “punësuar” edhe si bravo i klanit mafioz të Kazalezëve. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, 30-vjeçari Kolaj është arrestuar nga policia e Romës bashkë me 15 vetë të lidhur me klanin në fjalë. Ata ishin të akuzuar për vepra të ndryshme si mashtrim, vjedhje, gjobvënie bizneseve, konkurrencë e paligjshme me kërcënime dhe dhunë, armëmbajtje pa leje etj. Vlera e sekuestrimit të të mirave të tyre materiale të tyre arriti në shifrën e 30 milionë eurove. Aktiviteti i tyre kryesor i paligjshëm ishte: kontrolli mbi sallat e lojërave të fatit, videopokerat dhe bastet.
Sigurisht që për t’u treguar grupeve rivale se e kishin të kotë konkurrencën, duhej edhe një boksier. Kolaj, me pasaportë italiane, siç njofton shqiptarja.com, bashkë me shqiptarë të tjerë të quajtur si “boksierët” ekzekutonin dënimet e rivalëve.
a.k
Comments
“Roki” shqiptar në pranga.
<p>“Roki” shqiptar në pranga. ...une mendova se ishte Roqi...dmth Shpetim Roqi</p>
Add new comment