Strategjia e re e opozitës: Moho e sulmo gjithçka, sapo del nga goja e qeverisë!?

Postuar në 26 Tetor, 2013 13:24

Duket se është jo më kaos, po strategji, fakti që nga opozita ka sulme agresive për çdo veprim të qeverisë, edhe kur ato mund të jenë veprime humanitare. Siç ishte për shëmbull, mbështetja e familjeve të policëve të vrarë, ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm premtuan që mos t’i lënë pa punë e as pa shtëpi, dhe të hapin dosjet e”tradhëtisë”.

I menjëhershëm e agresiv reagimi i PD-së përmes deputetit Gent Strazimiri, i cili me një gjuhë të ashpër tha se Kryeministri Edi Rama dhe Ministri  i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, gënjyen publikisht për mbeshtetjen që do t'u ofronte shteti familjareve të policëve të vrarë”. Mund të thuhet që kanë gënjyer pas 6 muajsh ose pas një viti, por të thuhet gjysëm ore pas premtimit?

"Tallazet dhe furtunat e jetës nuk parashikohen dot me ligj, dhe kësisoj përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ndihmës ndaj tyre nuk do të njohë kurrë kufij. E vetmja gjë që zoti Rama duhet t’u kishte premtuar sot, do të duhej të ishte respektimi i ligjeve në fuqi të paktën për ta dhe trajtimin e barabartë të martirëve, domethënë jo ndarjen e tyre si deri në vitin 2005 në “të vrarë në kohën e Berishës dhe të vrarë në kohën tonë”", tha më tej z. Strazimiri.

k.c.

Comments

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

strategji fort e gabuar e Pd, po e ben si tek ajo perralla me ate qe therriste 'ujku,ujku' dhe kur erdhi ujku vertete askush nuk iu gjend prane; keta te Pd vazhdojne akoma sikur jane ne fushaten zgjedhore e me stilin bombastik te Laures, po nuk u bene serioze do te gjenden shume keq ne te ardhmen.

Submitted by Deni (not verified) on

Si serioze si gallataxhinj jane aty si alternative nese ti nuk je i kenaqur me qeverine!!!
Eshte injorance e jotja madje dhe e Koloretos, te mendosh qe ti do gjendesh mire ne te ardhmen nese nuk ke alternativa te tjera

Submitted by Cool (not verified) on

K.C Opozita ate pune ka ndaj eshte opozite
Ne fakt fotoja qe shoqeron Artikullin me duket me absurdja, pasi eshte shkrepur ne "Akademine e Rendit Arben Zylyftari" ku Drejtor aktual eshte Hysni Burgaj dhe Drejtori i Pergjithshem ne foto (Artan Didi) as nuk ka dale nga bankat e kesaj shkolle dhe per me teper i ka ngaterruar emrin 3 here ne CV-ne e tij, dyshoj shume cfare pedagogu e cfare drejtori eshte! Na del edhe me nje artikull "te mbrojme femijet tane" kur te vetet i ka ne Amerike! (sbesoj se ja ndjen per te mite e te tute per nga menyra si kujdeset per lukun e karrieren)
Policia e ndershme sot?! Po vriten moralisht te gjallet!!!

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Po pse habitesh o lumadh, po fjalet me fjale luftohen, ndersa veprimet me veprime. Ishallah mbaron shpejt shfaqja e fillon puna e veprimet ndaj keqqberesve.

Submitted by Albi (not verified) on

Po ju po beni opoziten e opozites? Se jo per gje po thate qe ishte gabim te silleshit ne kete menyre vetem disa muaj me perpara :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.