Dalipi dhe Bozdo, “sherr” online për lojërat e fatit. Secila palë pretendon se tjetra mbështeti "bixhozin"!

Në një deklaratë të sotme, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, ish-zv/Ministër i Ekonomisë, Eno Bozdo, ka aluduar që sulmi ndaj kazinove “hedh hije të forta dyshimi, mbi seriozitetin e kësaj nisme e cila shpresojmë të mos përfundojnë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera, të miqve, partnerëve apo klientëve të pushtetit”. Madje, Bozdo flet për “mosvotimin në Këshillin Bashkiak [nga të majtët], për vendosjen e taksës të përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen e tyre. Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë, se përveç mosmiratimit të asaj nisme, këshilltarët e zotit Rama tentuan edhe ta prishnin atë mbledhje të Këshillit Bashkiak...”
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të këshillit bashkiak Aldrin Dalipi i cili e akuzon për gënjeshtër pasi këshilltarët e majtë kërkuan mbylljen e të gjithë kazinove. “Veprimi i Bashkisë për t’i çuar gjja në periferi qe një gënjeshtër. Bashkia favorizoi në çdo cep të Tiranës bixhozin Ilegal” shkruan në Twitter Dalipi që i sugjeron Bozdos të “pyesë Kryetarin e të mos përdoret kaq keq për të gënjyer”.
k.c.
Add new comment