Deputetët në Prishtinë, nga 4 mijë euro dieta mujore. Po në Tiranë sa janë shifrat?

Përpos pagës mujore, një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrin edhe mijëra euro të tjera për pjesëmarrje në seancë edhe nëpër komisione parlamentare. Tre ligjvënësit më të paguar në Kuvendin e Kosovës, pa llogaritur pagën mujore janë: Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, i cili vetëm gjatë sesionit pranveror ka marrë 3840 euro, për pjesëmarrje në seanca dhe për pjesëmarrje në komisione parlamentare, Armend Zemaj nga LDK-ja, i cili për periudhën në fjalë ka marrë 3805 euro edhe deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena Haxhiu, për praninë në seanca dhe në komisione të ndryshme parlamentare, ka marrë ekstra edhe 3726 euro.
Të gjitha këto të dhëna “Zëri” i ka siguruar nga menaxhmenti i Kuvendit të Kosovës, ndërkaq, secili nga këta dhjetë deputetë shumat e majme i ka vetëm si mëditje, pa e llogaritur pagën bazë të secilit, e cila sillet rreth 1300 euro për muaj, ose 10400 për tetë muaj, gjegjësisht për sesionin pranveror. a.n.
http://www.zeri.info/artikulli/18474/deputetet-me-4000-euro-...
Comments
Po Almes ia japin keto 4000€?
Po Almes ia japin keto 4000€?
Add new comment