Parlamenti grek pezullon fondet për partinë Agimi i Artë

Postuar në 23 Tetor, 2013 11:23

Ligjvënësit grekë të martën votuan për pezullimin pa afat të ndihmës shtetërore ndaj partive politike të akuzuara për veprimtari kriminale, një lëvizje që ka në shënjestër partinë neo-naziste Agimi i Artë. Masa u miratua me 235 vota pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e partisë Agimi i Artë u larguan nga parlamenti  pas debatit mbi këtë propozim.
Votimi ndodh vetëm disa javë pasi pesë anëtarë të parlamentit të partisë Agimi i Artë dhe 10 anëtarë të tjerë të kësaj partie u arrestuan në lidhje me vrasjen e një muzikanti të majtë. Udhëheqësi i partisë dhe të paktën dy ligjvënës janë ende në paraburgim dhe përballen me akuzat se i takojnë një organizate kriminale. Dhjetë të tjerëve u është hequr imunitetit në mënyrë që ata të përballen me akuza të ngjashme.
Asnjë nga udhëheqësit e kësaj partie nuk akuzohet në lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen e këngëtarit të muzikës rap Pavlos Fissas më 18 shtator, dhe partia Agimi i Artë pretendon se ndjekja penale e anëtarëve të saj është e motivuar politikisht. Për kryerjen e këtij sulmi është fajësuar një vullnetar i partisë, i cili ndeshet me akuza për vrasje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.