Politikë dhe asete

Është vështirë të besohet se vizita e Erdoganit në Kosovë bëhet rastësisht në kohë fushate, siç është vështirë të besohet, po ashtu, se ai nuk do të përpiqet, mbase jo në mënyrë të hapur, ta ndihmojë Thaçin në fushatë - shkruan Imer Mushkolaj nën titullin ironik "Voto Erdoganin" në të përditshmen kosovare Express, lidhur me vizitën e Erdoganit në Kosovë.
"Dikujt mund t’i duket qesharake që një kryeministër i një shteti të madh, si Turqia, të mund të interferojë në zgjedhjet e një shteti të vogël si Kosova. Por, po të merren parasysh interesat e Turqisë në Kosovë, sjelljet dhe veprimet e tilla tingëllojnë normal - thotë autori dhe shton:
"Që nga koha kur Hashim Thaçi është kryeministër i Kosovës, Turqia ka arritur që të bëhet pronare e disa aseteve të rëndësishme publike të Kosovës. Pas Aeroportit, i cili iu dha turqve për 20 vjetët e ardhshëm, edhe Distribucioni i KEK-ut iu dha po “vëllezërve” turq, madje për një shumë të papërfillshme prej 26 milionë eurosh. Ndërkohë që autostrada kosovare po ndërtohet, po ashtu, nga një konsorcium turko-amerikan..." a.n.
http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/C6/?cid=1,89...
Add new comment