Vogëlushja bionde mes romëve grekë, gjithë bota kërkon të dijë më shumë

Postuar në 21 Tetor, 2013 08:09

Një vogëlushe bionde në mes të një kampi romësh në Greqi. Zbulimi ka marrë përmasa botërore, edhe për faktin se disa raste fëmijësh të humbur a të grabitur, kanë mbetur pa përgjigje. Ajo quhet Maria, jeton mes një komuniteti romësh në Farsala të Greqisë dhe mediat britanike e kanë quajtur “Medlini e Greqisë”, sipas emrit të një vogëlusheje të humbur të një çifti britanik. E përditshmja “Daily Mail” ka shkruar e hedhur video në rrjet për këtë rast. Interesi i menjëherëshëm ndërkombëtar është shprehur përmes mbi tetë mijë telefonatave, në përpjekje për të gjetur familjen e vogëlushes. Kjo e fundit flet vetëm pak fjale rome, besohet se është katër vjeçe dhe testi i ADN-së zbuloi se nuk kishte asnjë lidhje me një çift romësh, 39 dhe 40 vjeç, që janë arrestuar nga policia greke.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.