Ilir Meta ndërmjetëson sherrin Thaçi-Limaj? Po, thotë Bota Sot

Postuar në 21 Tetor, 2013 06:55

Pati që atëherë zëra se arrestimi dhe kalvaret gjyqësore të ish ministrit të Transporteve dhe ish nënkryetarit të PDK-së së Thaçit, Fatmir Limaj, kanë ndodhur edhe me bekimin e Thaçit, ose i kanë leverdisur këtij të fundit. Ndërsa përplasja mes të dyve duket përfundimtare, pasi Limaj është angazhuar politikisht jashtë PDK-së, Bota Sot bën me dije se dje kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë jozyrtare në Kosovë. Kryeparlamentari shqiptar është takuar me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limajn në një nga restorantet e Prizrenit, thonë mediat kosovare. Ato në fakt nuk kanë patur ndonjë info konkrete për temat e takimit, por ama “duket se ka pasur një qëllim politik”: E vetmja arsye e takimit të Metës me Fatmir Limajn është ndërmjetësimi i tij për të ulur ‘tensionet’ në mes të konfliktit të hapur politik të Limajt me Hashim Thaçin.

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Kjo eshte per te vene duart ne koke, Ilir Meta qe na behet babai paqtues i kombit?!!!</p>

Submitted by Hithri (not verified) on

<p>Ku e gjen kete fuqi ky koketul? SI arriti ky hajdut me çizme te dirigjoje politiken shqipetare në një nivel të tille si brenda dhe jasht? Zot na ruaj se çfare do na shohin sytë e degjojne veshet ne te ardhmen?</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Kriminel behet garant qe dy kriminele te tjere te mos zihen...Derri i eger behet garant qe cakalli dhe ujku te mos zihen...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.