Qeveria shqiptare, ndjesë të thellë Gjermanisë për “çudinë” e linjës së interkonjeksionit, thotë Rama në DW

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka parë të udhës të saktësojë qëndrimin e tij lidhur me të famshmen linjë interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, një financim gjerman që “pakuptueshmërisht” qeveria Berisha e la pas dore. Ose, sipas akuzave të atëhershme, e zvarriti në favor të interesave energjetike serbe. Ja ç’thotë Rama:
“Për fat të keq dhe për faj të palës shqiptare këto marrëdhënie sot nuk janë aty ku duhet të ishin. Kam pasur rastin ta them dhe po e përsëris edhe sot, se qeveria e Shqipërisë i detyrohet një ndjesë Gjermanisë për sjelljen krejt të pakuptueshme në raport me një kontribut të shkëlqyer gjerman lidhur me interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë, që besoj ka lënë pas edhe gjurmë mbresash jo fort të pëlqyeshme tek Gjermania, e cila është donatori më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe një pikë referimi për ne”.
Në intervistë kryeministri shqiptar prek edhe tema të tjera, si aleanca me LSI-në, administrata dhe nëpunësit, marrëdhëniet me Kosovën etj.
Materialin e plotë e gjeni në linkun: http://www.dw.de/qeveria-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-i-detyrohet-nj%C3%AB-ndjes%C3%AB-gjermanis%C3%AB/a-17173328
a.k
Comments
e rëndësishme është që të
<p>e rëndësishme është që të riparojë atë që ka prishur berisha!!</p><p>të rifillojë linjën lidhëse me kosovën dhe jo të kërkojë vetëm falje!!të kërkosh falje në këtë rast nuk është zgjidhe problemi!!</p><p>ndërtimi i linjës është zgjidhja!!</p>
Add new comment