Kaçinar, banorët si “milici popullore”. Ndalojnë keqbërësin në mungesë të policisë

Ndër rastet shumë të pakta që banorët jo vetëm nuk kanë qëndruar indiferentë, por kanë vepruar si “vigilantes”, si milici popullore e rendit (fotoja simbolike), ka ndodhur sot fshatin Kaçinar të Mirditës. Një 80 vjeçare ka rënë pre e një grabitjeje të dhunshme këtë pasdite, siç njofton A1 Report. Bardhe Kaceli, e cila jetonte e vetme në shtëpi është përballur me hajdutin, i cili kishtë hyrë në banesë dhe në momentin që është pikasur ka qëlluar me mjete të forta ndaj të moshuarës. Kanë qenë banorët e zonës ata që ndoqën agresorin K. Gjeci 42 vjeç nga i njëjti fshat, megjithëse ky u përpoq të largohej e fshihej. Më pas është dërguar në polici. E moshuara është nisur me urgjencë nga banorët e fshatit në spitalin e Rrëshenit ku ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha. Sigurisht që, nëse do pritej mbërritja e uniformave blu në zonën e thellë, agresori do kishte marrë arratinë.
a.k
Comments
po c'lidhje ka solidariteti i
<p>po c'lidhje ka solidariteti i banoreve treguar ne kete rast me milicine popullore? Milici popullore eshte nje lloj policie paralele qe organizohet nga banoret, me patrulla qe funksionojne sipas nje strukture dhe plani per te siguruar qetesine e fshatit apo lagjes. </p>
plotësisht të drejtë! kjo që
<p>plotësisht të drejtë!</p><p>kjo që ka ndodhur është thejshtë një ndihmë spontane e banorëve të fshatit!</p><p> </p>
Add new comment