Tragjedi në Shkodër, katër të rinj viktima në aksident. Nëna e njërit prej tyre, infarkt

Postuar në 22 Tetor, 2013 05:44

Ktheheshin nga një ditëlindje, makina e tyre BMW u përplas në orët e para pas mesntaës së sotme me një kamion që transportonte lëndë drusore. Aksidenti i rëndë në Kryebushat, mori katër jetë të rinjsh të moshës 17-19 vjeç: Raelv Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18 vjeç, Ledio Pirani, Orlen Meçe 17 vjeç. Osman Mraja 18 vjeç, drejtuesi i ‘BMW’, ka mbetur i plagosur rëndë. Policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e të dy automjeteve, dhe drejtuesi 48 vjeçar i kamionit është ndaluar për sqarimin e rrethanave. Ngjarja që ka shokuar Shkodrën, per pak ka vijuar fillin e vet tragjik: Nëna e Raelvit ka pësuar infarkt pas lajmit të tmerrshëm. Dita e sotme është shpallur ditë zie në qytet.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.