Kathimerini: Edhe Shqipëria ka një ligj lufte me Greqinë!

Postuar në 22 Tetor, 2013 04:40

Marrëdhëniet greko-shqiptare me ulje-ngritjet e tyre, janë rikthyer në fokus të çështjeve ballkanike këto ditë, aq më tepër që pritet në Tiranë vizita e presidentit grek Papulias. Përgjithësisht fryma është paqtuese dhe me shprehje të nevojës për të kapërcyer ngërrcet dhe forcuar miqësinë. Por gazeta greke “Kathimerini”, dje i ka hyrë edhte pak “juridikisht” pengesës së vjetër politiko-juridike, ndryshe ligjit grek të luftës ndaj Shqipërisë. Pasi sqaron se kur është vënë ligji i luftës me Shqipërinë nga parlamenti grek, gazeta bën me dije një lajm të paemetuar më parë, se dhe Shqipëria ka një ligj lufte që në kohën e Zogut me Greqinë, që u hoq nga Hoxha dhe u kthye nga Berisha. “Edhe ata (shqiptarët) fshehin "ligjin e tyre të luftës" me Greqinë, të cilin nuk e kanë hequr. Në prill 1939, Parlamenti shqiptar, nën pushtimin italian, vendosi që çdo vend që është në luftë me Italinë të konsiderohej automatikisht "armik" për Shqipërinë”, thotë gazeta. Në fakt, historiani Arben Puto e ka trajtuar këtë ligj shqiptar të qeverisë kukull Vërlaci, në librin mbi luftën italo-greke, por sipas Putos kjo “shpallje lufte” e Shqipërisë së pushtuar nuk qëndron.

 

Për më shumë, lexoni në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/--shtja-e-kufijve-akuza-greke-ta-heq--shqip-ria-ligjin-e-luft-s-183320.html

 

a.k

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>&quot;Në prill 1939, Parlamenti shqiptar, nën pushtimin italian, vendosi që çdo vend që është në luftë me Italinë të konsiderohej automatikisht &quot;armik&quot; për Shqipërinë.&quot; &quot;Parlamenti shqiptar, nën pushtimin italian&quot; do të thotë që nuk ishte një vendim i qeverisë së zogut,por një vendim i parlamentit kuisling!!! &quot; Por me ardhjen e tij në pushtet, Sali Berisha anuloi urdhrin e regjimit komunist dhe solli në fuqi vendimet e qeverisë së Zogut për këtë çështje.&quot; &quot;solli në fuqi vendimet e qeverisë së Zogut për këtë çështje.&quot; që do të thotë çdo vendim që ishte marrë para 7 prillit 1939!!që do të thotë jo vendimet që janë marrë nën pushtimin italian!!! të jenë kaq të trashë këta grekët apo e keni përkëthyer keq !!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.