Të jetë... shqiptare?

Postuar në 22 Tetor, 2013 10:20

 

Maria quhet kjo vajzë bionde, e gjetur në një kamp romësh dhe për hir të tipareve gjenetike, dyshohet se është fëmijë i grabitur. Fotoja e saj është publikuar nga mediumet më të mëdha të botës, ndërsa thuhet se nuk është pjesë e listës së fëmijëve të zhdukur apo që janë në kërkim nga Interpoli, por, një zyrtar i një organizate ndërkombëtare në Gjenevë, i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër se Maria e vogël mund të jetë shqiptare, që mund të jetë braktisur vite më parë.

“Ka disa raste të zhdukjeve nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara , Suedia, Polonia dhe Franca, të cilat janë objekt i kërkimit të mëtejshëm ”, i tha AFP-së, Panajotis Pardalis, zëdhënës i shoqatës së fëmijës “Buzëqeshja”.Dyshimi që Maria e vogël mund të jetë shqiptare, sipas agjencisë “Presheva Jonë” shtohet me faktin se në Sesionin e fundit të OKB-së të Komiteti kundër Torturës  në Gjenevë (9 maj 2012, pasdite) u zhvillua një debat i ashpër me përgjigje & pyetje mes delegacionit shqiptarë dhe ekspertëve ndërkombëtarë, ku këta të fundit ishin të shqetësuar për zhdukjen dhe fatin 502 fëmijëve nga Shqipëria në Greqi, sipas agjensisë INA.Vetë autoritetet shqiptare kanë pohuar se nuk posedojnë asnjë informacion në lidhje me zhdukjen e 502 fëmijëve shqiptarë në Greqi.ne.su

 

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Ky zyrtari duhet te kete lajthitur sepse surrati i saj tregon se eshte sllave ose nordike. Shqiptare mund te dalin te gjithe kaculat e kampit te romeve por se kjo vajze jo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.