Ipeshkvi i Kosovës: Fjalimi i Erdogan, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes

Postuar në 24 Tetor, 2013 17:46

Deklarata e kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan se “Kosova është Turqi dhe Turqia – Kosovë” ka nxitur reagimin e Ipeshkvisë së Kosovës, e cila i cilësoi ato ogurzeza dhe provokuese. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji nëpërmjet një deklarate thekson se kryeministri turk shprehu dëshirën që të jetë padroni i shqiptarëve.
Ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë provokojnë me ide neootomane, të cilat më ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenunit shqiptar. Mirëpo, me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore, gjithnjë gjeja forcën për të heshtur. Porse, fjalimi i djeshëm i z. Erdoganit në Prizren, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zâ padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi, në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ipeshkvit të Kosovës Dodë Gjergji.
Derisa dëgjoja këtë fjalim, mu kujtue fjalimi i ngjashëm ogurzi në Fushë Kosovë, para më shumë se dy dekadave, ku me një dalldisje e tillë triumfaliste, nxitej masa me shpresa të rrejshme. Por, ne e dimë dhe jemi dëshmitarë se sa të këqija dhe sa mjerime ka bartë në vete koha dhe përvoja jonë njerëzore, që atëherë e deri te liria jonë”, thuhet në reagim. a.n.

Comments

Submitted by Vaska (not verified) on

çudi, edhe serbët kështu reaguan. të jetë koinçidencë?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Mor zoti Vaska, arsyet e reagimit, qe duket si i njejte me ate te serbeve, jane krejt te ndryshme. Neqoftese ti nuk e kupton kete, atehere duhet te besh me shume perpjekje per tu zhvilluar pak menderisht. Neqoftese ti e kupton kete dhe megjithate shkruan ate qe shkruan ne komentin tend, atehere nuk je vecse nje soj provokatori, qe pervec te tjerave te duket vehtja edhe shume i mencur (ose thene ndryshe, kodosh).

Submitted by Stefan H (not verified) on

Vertet cudi, madje ka dhe nje koncidence tjeter, edhe serbet pine uje sikurse shqiptaret...

Submitted by Andrea Nikaj (not verified) on

çudia vazhdon... Edhe Arabia Saudite dhe Afganistani thane se Kosova eshte Turqi... a thua te çudit dhe kjo gje... zoti Vaske...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Keni më se të drejtë prandaj ju ngelet një punë e madhe për të bërë që ti ktheni të tërë në rënjët e tyre

Submitted by a.b's (not verified) on

Po kur thuhet qe Shqiperia dhe kosova jane Europe (behet fjale per europen e bashkuar) pse nuk duhet te na mbetet qejfi ne? E njejta gje eshte. Mbas 500 vjetesh i bie te themi qe na pushtoi europa.

Ne kete fjalim te priftit, hiqni emrin Turqi vendosni Europe, dhe po e njejta gje eshte. Vetem se me europe na duket me bukur. A thua se nuk kane vrare e masakruar edhe europianet. Mos harroni se ishte europa qe na ndau, jo turqia. Nen turqine ishim grandvezira, ne europe jemi plehra.

Keshtu qe mos na shisni brockulla me kete europen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.