Pilaf, fasule dhe pyetja: Cili ishte drejtori i Rezervave të Shtetit?

Limiti minimal, që ky shtet duhet të ketë në dispozicion çdo ditë, çdo sekondë, çdo natë dhe duhet ta vërë në lëvizje brenda ditës, për sheqer është 40 mijë kilogram. E dini sesa keni lënë mbas 23 qershorit?! Keni lënë 85 kilogram. Meqë jeni amatorë të pilafit dhe njiheni botërisht si të tillë dhe po pyesni për orizin?! Nga 40 mijë kilogram, është zero. E, tek orizi jeni të mirëkuptuar, se siç ju thashë jeni pilafdashës të njohur botërisht dhe meqë keni kaluar nga petullat tek “Versaçe”, miellin e keni kursyer, nga 200 mijë kilogram keni lënë vetëm 30 mijë. Ndërkohë që dihet, pavarësisht, se keni kaluar tek “Versaçia” nuk e keni harruar kurrë aromën e fasules. Zero kilogram fasule! Nga 30 mijë kilogram që duhet të kishte atje. Për ju, pilafi dhe fasulja janë ato adetet e mëdhaja, që i keni pasur shumë dhe për shumë gjatë, se nuk do të shpjegohej ndryshe, pse në listën e borxheve na janë shfaqur tani, dhe hotele dhe restorante me fatura, që thonë kanë ngrënë, kanë pirë, kanë ikur kanë ardhur, kanë ngrënë, kanë pirë, kanë ikur, por për të paguar nuk kanë paguar. Kjo është gjendja e rezervave.
Sigurisht, dihet se keni edhe një etje të madhe për karburant. Keni pasur zorrën më të babëzitur për të thithur karburantin e këtij vendi, nga të gjitha anët, në të gjitha drejtimet. E nuk kishit si të linit një litër karburant në rezervat e këtij shtetit, për të lëvizur makina që të çonin thasë me miell, me oriz, me sheqer e vaj! Zero litra karburant! Zero!
Sa me siper eshte marre nga fjala e Rames sot ne Kuvend uke folur per gjendjen ne Rezervat e Shtetit. Faqja online e Dita, ben nderkohe nje vezhgim interesant. Cili ka qenë drejtori i Rezervave te Shtetit? a.n.
http://gazetadita.al/rama-ish-qeveritareve-harxhuat-94-te-bu...
Comments
Ua pika kryeministrit flet si

Ua pika kryeministrit flet si bazhikozuket e kohes se ballisteve... Ky eshte karafil komplet... ketej ulet si dervish me Ergodanin , ketej flet per pilaf e fasule... A mos eshte konvertuar ky njeri e se di njeri??????

Une e dija se tani orizi,

Une e dija se tani orizi, fasulet etj nuk ishin me pergjegjesi direkte e Partise (se Punes), nevojat i ploteson tregu ne perputhje me kerkese - oferten per mallin perkates, se tani jemi ne kapitalizem apo jo? Apo se shpejti fillon Reforma Agrare, tatimet speciale dhe Gjyqet e Popullit. (Pranohen sharje te tipit malok, shpellar, kelysh i Saliut, serb, grek etj. etj. etj).

Mesa kuptohet shume shpejt do te rivendoset , lenda e Marksizem - Leninizmit neper shkolla qe ai Saliu me gjithe kalamajte e tij Giten dhe Xenin i kishin hequr nga programi i shkolles qe te fitonin sa me shume para' per vehte.

Zoti Rama, te gjithe

Zoti Rama, te gjithe shqiptaret e dine se c'ka bere Saliu dhe trimat e tij keto 8 vjet prandaj kaloni shpejt tek ai kapitulli me qeli e me sekuestrime pasurie per te gjithe keta dallkauke qe kane futur duart ne miell e ne fasule

Policia e Sales nga 10 krime

Policia e Sales nga 10 krime 6 jane zbuluar
Policia Rames ne rastin me te mire nga 10 krime 9 jane zbuluar
A do na publikosh ndonje analize zoti Rama sa jane denuar e sa jane te pafajshem apo do meremi akoma me Salen!
Edhe nje kuriozitet tjeter ndonje Foto si i ka lene zyrat LSI para 23 qershorit, nese ka mundesi

Saliu ka ngritur kompanine

Saliu ka ngritur kompanine Grosha import export

Add new comment