Kush është Mehmet Akif Ersoj, shqiptari që krijoi Himnin Kombëtar Turk, dhe që e përmendi edhe Erdogan gjatë vizitës së tij në Prizren

Postuar në 25 Tetor, 2013 01:31

Gjatë vizitës në Prizeren të këtyre ditëve, kryeministri turk Rexhep Tayyp Erdogan përmendi edhe shqiptarin nga Peja, Mehmed Akif Ersoj, një figurë shumëdimensionale, mjaft të njohur në Turqi, si besimtar, dijetar, akademik, poet, shkrimtar, politikan, pedagog dhe deputet, por edhe si autor i Himnit Shtetëror Turk. Ersoj njihet pak nga publiku shqiptar.  Ndaj me këtë rast “Respublica.al” sjell për lexuesit e saj disa të dhëna të përgjithshme që hedhin dritë rreth jetës të këtij personaliteti të shquar.

Mehmed Akif Ersoj lindi në Stamboll më 20 dhjetor 1873 në një një familje besimtare, intelektuale. Babai i tij ishte Tahir Efendiu, një myderiz i njohur  në Medresesë e famshme “Fatih” të Stambollit. Tahiri kishte lindur në Shushicë të Pejës. Mehmed Akif Ersoj në vitin 1893 diplomohet në Fakultetin e Veterinarisë, ku ishte shpallur studenti më i mirë. Në vitin 1894 filloi punën si inspektor i veterinarisë, ku iu dha rasti të shetisë evizitojë shumë qytete e zona të ndryshme të shtetit në Anadoll, Arabi, Rumeli dhe në Shqipëri. Në vitin 1918 u emërua kryesekretar i Këshillit të Lartë Islam (Daru’l Hikmeti’l Islamiyye). Në qershor të vitit 1920 u zgjodh deputet i Burdurit dhe u pranua nga Kuvendi (Mexhlisi). Në shtator të vitit 1922, Mehmed Akifi u zgjodh anëtar i Akademisë së Studimeve Islame. Prej vitit 1925 deri më 1936, Mehmed Akifi ka jetuar e punuar në Kairo, ku shërbeu si profesor i turqishtes në Universitetin e Egjiptit. Ndërroi jetë më 27 dhjetor 1936 në Stamboll, në moshën 63 vjeçare. 

Historia e Himnit Kombëtar Turk

Në vitin1921, me kërkesën e ushtarakëve, Ministria e Kulturës u dha gazetave të datës 7 nëntor një njoftim, ku bëhej e ditur se :”Shpallet konkurs për Marshin e Pavarësisë dhe se për fituesin e tekstit dhe melodisë do të jepej nga një shpërblim prej 500 lirash”. Në qendrën e konkursit u paraqitën mbi shtatëqind tekste, por, me gjithë këtë, komisioni vlerësues nuk pranoi asnjë poezi, sepse asnjë prej tyre nuk plotësonte  kriteret e kërkuara, që të zgjonte ndikimet e dëshiruara. Atëherë, Hamidullah Suphiu, që ishte ministër i Kulturës, me gjithë komisionin vlerësues, iu drejtuan Mehmed Akifit, që të shkruajë poezinë. Mehmed Akif Ersoj, iu përgjigj ministrit se poezinë do ta bënte, por se ai nuk shkruante për para. Kur ministri me bashkëpuntorët i premtuen se “nuk do t’i jepnin shpërblimin edhe nëse do të fitonte, ai me këtë kusht, shkroi tekstin. Marshi i Pavarësisë (Istiklal Marshi), i shkruar nga Mehmed Akifi, u lexua në Kuvendin e Madh të Kombit (Parlamenti Turk) më 1 mars 1921, dhe po më 21 mars 1921 u pranua dhe u votua zyrtarisht. 

Krijimtaria letraro-artistike e Mehmed Akif

Mehmed Akif Ersoj është marrë edhe me krijimtari letrare dhe artistike duke lënë si trashëgim një thesar të tërë, një pasuri që mund të ndahet në dy kategori: Veprat e shkruara në vargje ose veprat poetike dhe veprat e shkruara në prozë. Veprat e shkruara në vargje janë të përmbledhura me një emërtim të përgjithshëm “Safahat” ose “Fletët”.   Ndonëse i lindur në Stamboll, Turqi, ai ka pohuar me krenari se është shqiptar. Mehmed Akif Ersoj në shumë shkrime përmend Shqipërinë, Kosovën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën.

Z. Hoxha

Comments

Submitted by Toni (not verified) on

Nga na e nxoret kete Shqiptar? Nese Shqiptaret janesi ky, athere une nuk jam shqiptar.

Submitted by 300 evro (not verified) on

<p>O injorant, Mehmet Akifin e nderojne 75 milione banore, po ty kush te nderon, apo dhia ne mal? Ne fakt, mqs paska shume shqiptare injorante si ty, ketij duhet t&#39;i vije turp per prejardhjen e tij</p>

Submitted by gazmendi (not verified) on

<p>Toni, po të bësh një xhiro në kosovë gjen plot &quot;shqiptarë&quot; të tillë edhe sot në 2013. Kështu që jemi shqiptarë, ti, unë dhe këta.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Mehmet Aqif Sojzezi...i ke thene te gjitha...( besoj se ishte shqiptar qe zdinte shqip)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.